Biznes

Uber mund të kthejë humbjet në fitim në 2020

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Shkurt 2020
0
“Epoka e rritjes në çfarëdo kosto, ka përfunduar,” tha ekzekutivi i kompanisë Khosrowshahi. Menjëherë pas lajmit, aksionet e kompanisë u rritën me 4% ndërsa investitorët janë me shpresë se 2020 do të sjellë fitim. Uber mund të kthejë humbjet në fitim në 2020

Biznesi i Uber vazhdon të rritet pavarësisht humbjeve financiare. Firma humbi 1.1 miliardë dollarë në tre muajt e fundit të 2019-ës ndërsa të ardhura u rritën me 37% në 4 miliardë dollarë dhe numri i udhëtimeve me 28%.

“Epoka e rritjes në çfarëdo kosto, ka përfunduar,” tha ekzekutivi i kompanisë Khosrowshahi. Menjëherë pas lajmit, aksionet e kompanisë u rritën me 4% ndërsa investitorët janë me shpresë se 2020 do të sjellë fitim.

Gjatë vitit të kaluar Uber humbi mëse 8 miliardë dollarë edhe pse numri i udhëtimeve u rrit me 32% në 7 milionë dhe të ardhurat me 26% në 14.1 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë.

Por tentativat e fundit të Uber për të parandaluar humbjen e parave nuk garantojnë se kompania do të dalë nga gropa financiare ku ka përfunduar.

Uber tha se ka mëse 111 milionë konsumatorë aktivë në platformë në tre muajt e fundit të 2019-ës, 22% më shumë sesa në 2018. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Uber tarifon gabimisht përdoruesit 100 herë më shumë sesa kushtonte udhëtimi

Tags >

Uber