Lajmet

Uber përsëri viktimë e një hakimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Shtator 2022
Në një cicërimë Uber konfirmoi incidentin dhe se është në komunikim me agjencitë ligjzbatuese për hetuar mbi rastin. Uber përsëri viktimë e një hakimi

Uber është hakuar dhe u detyrua të nxirrte offline tërë shërbimet e komunikimit dhe inxhinierisë së sistemeve për të hetuar incidentin raportoi The New York Times.

Burime të afërta me median thanëse punonjësve janë dhënë udhëzime për të mos përdorur Slack ku një përdorues ka postuar një mesazhe: “Jam një haker dhe Uber ka pësuar një thyerje sigurie.” Ky mesazh shumë shpejtë u nxor offline.

Në një cicërimë Uber konfirmoi incidentin dhe se është në komunikim me agjencitë ligjzbatuese për hetuar mbi rastin.

Kompania nuk tha se çfarë të dhënash ka pasur akses hakërri në fjalë apo nëse të dhënat e përdoruesve janë kompromentuar.

The Times thotë se mesazhi i hakerit tregonte dhe databazat që kishin arritur të infiltronin. Një përfaqësues i kompanisë tha se hakërri kishte arritur të postonte në Slack-un e Uber pasi kishte kompromentuar llogarinë e një punonjësi.

Në 2016-ën Uber ra përsëri viktimë e një hakimi të profili të lartë të cilin e mbajti të fshehur për mëse një vit duke paguar hakerët 100 mijë dollarë për të fshirë informacionet që kishin vjedhur.

Shefi i sigurisë së Uber Joseph Sullivan u pushua nga puna ndërsa Uber i shpëtoi një gjobe nga autoritetet Amerikane. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung nuk do të prodhojë më një kategori ekranesh

Tags >

Uber