Biznes

Uber zgjeron aktivitetin në Gjermani

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Mars 2019
0
Lajmin e konfirmoi ekzekutivi i kompanisë për Evropën për Funkemediengruppe. Aktualisht shërbimi ofrohet në katër qytete Gjermane. Uber zgjeron aktivitetin në Gjermani

Kompania e shquar e shërbimit taksi Uber ka planifikuar të shtrijë aktivitetin e saj në disa qytete Gjermane këtë vit.

Lajmin e konfirmoi ekzekutivi i kompanisë për Evropën për Funkemediengruppe. Aktualisht shërbimi ofrohet në katër qytete Gjermane: Berlin, Mynih, Duseldorf dhe Frankfurt.

“Përgjatë vitit do të fillojmë të ofrojmë shërbimet tona edhe në qytete të tjera Gjermane,” tha Pierre-Dimitri Gore-Coty i cili është zëvendës president dhe menaxher i kompanisë për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Megjithatë ai nuk bëri të ditur emra specifikë të qyteteve. Në Nëntor të vitit të kaluar autoritetet Gjermane u shprehen të gatshme për ti hapur rrugë shërbimeve që ofrohen nga Uber dhe kompani të tjera deri më 2021.

Ata besojnë se shërbimet online do të ndihmonin në shtrirjen e shërbimeve edh enë zonat rurale.

Ligji aktual i ndalon vozitësit nga nënshkrimi i kontratave direkte nga individët, duke i rezervuar kështu të drejtën taksistëve të licencuar nga autoritetet lokale.

Nga Uber thonë se shpresojnë të jenë prezent në qytetet e mëdha gjermane deri më 2020. Uber ofron shërbime në shumë pjesë të Evropës, në bazë të rregullave të vendit përkatës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Uber raporton humbje prej 1 miliardë dollarësh

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>