Lajmet

UBS: 1 milion tablet Surface RT të shitur në tremujorin e fundit

Publikuar , 16 Janar 2013
0
UBS: 1 milion tablet Surface RT të shitur në tremujorin e fundit

Surface RTSipas një analisti të UBS-it, janë shitur 1 milionë njësi të tabletit Surface RT të Microsoft-it gjatë tremujorit të katërt, më pak se sa janë pritur.

Analisti Brent Thill, kishte pritur që të shiten 2 milionë tabletë Surface RT. Në një letër për investitorët, ai tha që konsumatorët janë duke përfshirë iPad-ët ndaj Surface.

Si pjesë e problemit të ndërmarrjes Microsoft është që prodhuesi softuerik e shiti tabletin Surface dhe e quajti reagimin nga publiku si pozitiv ndaj tabletit. Microsoft-i nuk do të lëshojë shifra për numrin e shitjeve të pajisjes.

Shifrat e ulëta të shitjeve nga UBS vijnë pak ditë pasi që Samsung lajmëroi që nuk do të lëshojë tabletin e vet Windows RT në Shtetet e Bashkuara, duke u arsyetuar për mungesë të kërkesës dhe çalim të të kuptuarit publik të sistemit operativ Windows RT, kur krahasohet me sistemin e plotë operativ Windows 8.

Thill nga UBS tha që ka shpresë për shitjet tek punëtorët të tabletit Windows 8 Surface Pro për shkak të lëshimit të vonshëm gjatë këtij muaji për 899 dollarë për një version prej 64 GB dhe një version për 999 dollarë prej 128 GB. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton gjeneratën e 7-të të Surface Pro

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>