Lajmet

Ubuntu 14.04 “Trusy Tahr” sjell ndryshime të vogla dhe mbështetje afat-gjate

Publikuar , 19 Prill 2014
0
Ubuntu 14.04 “Trusy Tahr” sjell ndryshime të vogla dhe mbështetje afat-gjate

p06b36bgndlyk1iyn4szCanonical ka leshuar versionin përfundimtar të Ubuntu Linux-it gjatë kësaj jave dhe ja se çfarë mund të gjeni. Versioni më i fundit, 14.04 – i njohur edhe si “Trusty Tahr” – nuk sjell shumë veçori të reja në sistemin operativ, por shton disa shkëlqime të sistemit operativ i cili tani pati lëshimin me mbështetjen afat-gjatë. 14.04 vjen me një numër të ndryshimeve të vogla në dukje, si dritaret pa kufij, një ekran i ri i mbylljes si dhe disa ndryshime në pamje.

Ky lëshim sjell po ashtu menutë në aplikacione (në vend se të jetë një shirit universal në pjesën e sipërme). Dhe, si zakonisht, aplikacionet e brenda-ndërtuara janë përditësuar në versionin e tyre më të fundit.

Ubuntu One fatkeqësisht nuk është më në dispozicion, por pjesa tjetër e sistemit operativ është një përditësim që ia vlen të kryhet nga përdoruesit e Ubuntu-s. Shtypni këtu për ta parë atë, ose këtu për të lexuar vëzhgimin e ZDNet për një vëzhgim më të thellë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Këto iPhone 11 Pro 7000 dollarësh kanë pjesë nga anija Titanic në to

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>