Lajmet

Ubuntu 19.04 ka një suprizë për përdoruesit e kartave grafike Nvidia

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Prill 2019
0
Duke përzgjedhur butonin e palëve të treta driveri i duhur do të shkarkohet dhe instalohet. Instalimi i driverave grafikë qoftë nga Nvidia apo AMD ka qenë gjithnjë një problem për Ubuntu. Ubuntu 19.04 ka një suprizë për përdoruesit e kartave grafike Nvidia

Ubuntu 19.04 ka mbërritur dhe eksperienca e lojërave do të ketë një bonus për shkak se vjen me grafikat Nvidia të instaluara.

Në blogun e Ubuntu Mate, kompania tha se gjatë procesit të instalimit të sistemi operativ përdoruesit mund të përzgjedhin opsionin për instalimin e softuerëve të palëve të treta.

Në listën e këtyre softuerëve tashmë përfshihen edhe grafikat Nvidia të përshtatshme për grafikat Nvidia që kanë kompjuterët tuaj.

Për shembull nëse keni një kartë grafika Nvidia RTX 2080 Ti, përdoruesit marrin versioni 418 të driverave. Përdoruesit e laptopëve me grafika të vjetra, GTX960m marrin versionin 390.

Duke përzgjedhur butonin e palëve të treta driveri i duhur do të shkarkohet dhe instalohet. Instalimi i driverave grafikë qoftë nga Nvidia apo AMD ka qenë gjithnjë një problem për Ubuntu.

Përpara Ubuntu 19.04, përdoruesit duhej të thelloheshin në menunë Software & Updates dhe të përzgjidhnin “Additional Drivers” dhe më pas të zgjidhnin opsionin për driverat Nvidia. Kta drivera janë shumë më superiorë sesa driverat “open source” Nouveau.

Tashmë mjafton të klikoni butonin e softuerëve të palëve të treta dhe i gjithë procesi finalizohet vetë. Me Ubuntu 19.04 video lojërat vetëm se do të funksionojnë akoma edhe më mirë. Sa i përket AMD Radeon, mos u shqetësoni sepse si çdo version modern Linux grafikat open source janë të integruara në kernel. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Komisioni Evropian do të aprovojë blerjen e GitHub nga Microsoft

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>