Lajmet

Ubuntu 21.04 sjell përditësime madhore

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Prill 2021
Me emrin e koduar Hirsute Hippo, Ubuntu 21.04 përditëson kernelin e Linux në 5.11 i cili në vetvete sjell mbështetjen shumë të rëndësishme të harduerit për produktet AMD dhe Intel. Ubuntu 21.04 sjell përditësime madhore

Sistemi operativ Linux më popullor në botë sapo mori një përditësim madhor duke ofruar funksione të reja, rregullime gabimesh e përmirësime të tjera.

Ubuntu 21.04 ka qenë në zhvillim prej disa muajsh. Shumë përdorues të Ubuntu e kanë pritur me padurim por nuk është një version Long-Term Support (LTS). Ubuntu 21.04 është më tepër një ndalesë mes përditësimeve madhe ndërsa versioni i ardhshëm LTS do të jetë Ubuntu 21.10 në fund të vitit.

Me emrin e koduar Hirsute Hippo, Ubuntu 21.04 përditëson kernelin e Linux në 5.11 i cili në vetvete sjell mbështetjen shumë të rëndësishme të harduerit për produktet AMD dhe Intel.

Ky version gjithashtu bën të disponueshëm Wayland i cili vjen për të zëvendësuar X Desktop si një alternativë më e shpejtë. Gjithashtu Ubuntu 21.04 aktivizon Pipewire, që do të thotë audio dhe video më cilësore veçanërisht gjatë sesioneve të regjistrimit.

Ajo që i mungon këtij versioni të Ubuntu është GNOME 40, versioni më i fundit i ambientit desktop. Zakonisht Ubuntu vjen me versionin e fundit GNOME, por versioni 40 debutoi në fund të muajit Mars.

Pavarësisht kësaj, disa aplikacione kanë versionet më të fundit me përmirësime vizuale si Firefox, Thunderbird dhe LibreOffice.

Canonical lançon vetëm dy versione madhore të Ubuntu çdo vit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bie Google në mbarë botën përfshirë YouTube dhe Gmail