Lajmet

Ubuntu do të mbështes arkitekturën ARM

Publikuar , 11 Tetor 2011
0
Ubuntu do të mbështes arkitekturën ARM

Ndërmarrja, e cila së fundi ka lajmëruar një bashkëpunim të ri me HP në konferencën OpenStack në Boston, ka zbuluar që Ubuntu 11.10 do të vijë me mbështetje për arkitekturat x86 dhe ARM.

Shumë besojë që vendimi për ta përshtatur ARM-në me versionin e serverit të Ubuntu 11.10 do t’ia mundësojë ndërmarrjes Canonical që të sfidojë ofruesit e tjerë softuerik me bazë Linux si RedHat dhe Suse, pasi që ata janë mjaft përpara kur bëhet fjalë për serverët për ndërmarrje.

“Ne jemi të emocionuar për të dërguar të parat me këtë lëshim: një vëzhgim teknologjik për arkitekturën ARM në serverët, infrastrukturën cloud dhe orekestrimin e shërbimit Juju në kuti,” tha ekzekutivi i zhvilluesit të sistemit Ubuntu, Jane Silber.

Canonical tha që megjtihë mbështetjen për arkitekturën ARM në Ubuntu është i mundshëm edhe vëzhgimi teknologjik, të cilin ndërmarrja planifikon që ta bëjë si pjesë përbërese të mbështetjes së saj për një kohë të gjatë.

Versioni i serverit të Ubuntus përfshin veçori që e bëjnë atë ideale për përdorim të bazuar në cloud. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mark Zuckerberg i Facebook "i mbijeton" votës së lidershipit

Lajmet e fundit>