Lajmet

Ubuntu Linux 12.10 sjell rezultate të kërkimit në Amazon

Publikuar , 26 Shtator 2012
0
Ubuntu Linux 12.10 sjell rezultate të kërkimit në Amazon

Lajmet për Ubuntu Linux 12.10 po vijnë mjaft shpejt teksa afrohet data e lëshimit të softuerit, por duket të jetë e drejtë të thuhet që jo vetëm planet për “Ndezje të Sigurt” kanë qenë aq kundërthënëse sa një veçori e re u zbulua në fund të javës së kaluar.

Veçanërisht, versioni i fundit Ubuntu 12.10 “Quantal Quetzal” tani ndërlidh rezultatet e Amazon në kërkimet e kryera përgjatë vizës lidhëse të Unity.

Kështu, kur përdoruesi kërkon në Ubuntu Unity për “BBQ”, për shembull, rezultatet do të përfshijnë jo vetëm rezultate lokale të kërkimit, por gjithashtu edhe produkte të ngjashme për shitje në Amazon, ashtu siç është treguar më poshtë.

Çdo blerje e bërë përgjatë vizës lidhëse Unity do t’i sjell Ubuntus një përqindje të vogël në blerjen e kryer.

“Për çdo produkt të shitur ( jo të kërkuar) nga Amazon, Ubuntu One Music Store, Canonical merr një pjesë të vogël,” -shpjegoi Jono Bacon, i cili është menaxheri i komunitetit të Ubuntus, në një postim në blog.

“Ky fitim i bashkuar është një rrugë e dobishme në të cilën ne mund të grumbullojmë përfitime, kështu që ne mund të vazhdojmë të investojmë në projektin Ubuntu për të ndërtuar veçori të reja, të mirëmbajmë infrastrukturën tonë dhe të përmirësojmë Ubuntun.” (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Inteligjenca artificiale do të ndihmojë policinë kufitare në BE

Lajmet e fundit>