Analiza

Udhëzime për blerje: Zgjidhni monitorin më të mirë LCD

Publikuar , 22 Korrik 2009
0
Udhëzime për blerje: Zgjidhni monitorin më të mirë LCD

Specifikat Kryesore

Rezolucioni bazë: Monitori LCD ka një rezolucion të caktuar me të cilin duket më mirë. Shumica modeleve 17 deri 19 inç përdorin rezolucionin bazë 1280 me 1024. Ekranet e gjerë 23 dhe 24 inç zakonisht përdorin 1920 me 1200; ekranet e gjerë 30 inç përdorin 2560 me 1600. Një LCD është zgjedhje e mirë nëse rezolucioni bazë përshtatet për të gjitha aplikacionet.

Proporcioni: Ekranet e gjëra me proporcionin 16:10 dominojnë, por trendi po shkon drejt atyre 16:9, që përdoret edhe HDTV. Ekranet e gjera janë të mirë për tabela, ose programe me shumë shirita veglash dhe paleta, sikurse edhe për shikimi e dokumenteve njëri afër tjetrit ose për të parë DVD.
Hapësira e një monitori me ekran të gjerë është më e vogël se e atij me format të rregullt me madhësi të njëjtë. Për shembull, një ekran i gjerë 21 inç shfaq piksel sa edhe një LCD i rregullt 19 inç.

Këndi i pamjes: Kjo tregon se sa mund të largohet shikuesi nga pozicioni përballë LCD-së para se kualiteti i fotografisë të mos jetë i qartë. Nuk ekziston ndonjë standard për ta matur këtë, kështu që nuk mund të krahasoni statistikat (deri në 180 gradë) mes prodhuesve.
Shumica e LCD-ve kanë këndin e pamjes së paku 160 gradë. Sa më i madh të jetë monitori aq më kritik do të jetë këndi i pamjes. Kjo për shkak se këndi më i largët i ekranit është në një kënd më të madh nga dikush që është duke parë nga ndonjë kënd.

Proporcioni i kontrastit: Ky term i referohet ndryshimit të densitetit mes së bardhës të ndritshme dhe të zezës së errët që një LCD mund të prodhojë. Kërkoni proporcionin e kontrastit së paku 400:1. Tek ndonjë proporcion më i vogël fotot mund të zbehen në bardhësi të lartë dhe mund të zhduken nëse bardhësia mungon. Kjo specifikë nuk është shumë e dobishme, pasi që nuk ekziston ndonjë standard industrial dhe kjo mund të ndryshojë nga njëri prodhues tek tjetri.

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve çuditërisht po rriten

Bardhësia: E shprehur si qirinj për metër katrorë (cd/m2) ose nis shpreh sasinë më të madhe të dritës që vjen nga ekrani duke treguar vetëm ngjyrën e bardhë. Shumica e LCD-ve kanë bardhësi pothuajse më shumë se të nevojshme me së paku 250 cd/m2.
Konektorët dixhitalë: Dixhitalizimi ka zëvendësuar analogun, por ekzistojnë disa zgjedhje për porte dixhitale. DVI është e zakonshme tek kartat grafike, pllakat amë dhe monitorët. Mund të gjeni dy lloje të DVI në LCD-të e zakonshëm: DVI-D, i cili është vetëm dixhital, ndërsa DVI-I mund të pranojë input dixhital edhe analog (por ju duhet një konektor i veçantë për të lidhur me portin analog VGA).

Disa monitorë përdorin konektorët relativisht të rinj DisplayPort. Konektorët HDMI janë duke u bërë gjithnjë e më të zakonshëm si te HDTV, te LCD me 22 inç ose më tepër, të cilët mund të transmetojnë sinjal dixhital audio dhe video mes pajisjeve.

Koha e përgjigjes: Koha e ulët e përgjigjes (matur në milisekonda) paraqet lëvizjet e vogla në lëvizjen e imazhit. Ngritja dhe rënia masin se sa kohë i duhet një pikseli të kthehet nga ngjyra e zezë në të bardhë dhe prap në të zezë. Gri-në-gri mat kohën që i duhet një pikseli të kalojë nga një nuancë gri në tjetrën. Ngritja dhe rënia është përcaktuar për vite me radhë, por e njëjta nuk mund të thuhet për opsionin gri-në-gri. Prapë se prapë, sot kanë një kohë të përgjigjes mjaft të shpejtë për të gjithë, përveç lojtarëve profesionistë.

Përshtatja fizike: Pothuajse të gjithë monitorët ofrojnë lëvizje fizike anash të ekranit, por do t’ju pëlqente të ofronin edhe lëvizje poshtë-lart. Rregullimi i ekraneve njëri pranë tjetrit e bëjnë të përshtatshme punën. Por të shihni diçka që është më e gjatë se ekrani, do t’ju duhet t’i vendosni ekranet një mbi një (duhet të keni edhe softuerin për këtë mundësi).
Këshilla për blerje monitori

LEXO EDHE:  A kemi arritur në fundin e epokës së smartfonëve?

Provoni para se ta blini: Vetëm sytë mund të vlerësojnë kualitetin e fotografisë, rezolucionin dhe madhësinë. Shikoni konstruktin e monitorit: Sigurohuni që keni mjaft hapësirë për atë që doni të blini. Modelet e preferuara janë LCD me format të zakonshëm 19 inç dhe modelet me ekran të gjerë 20 deri 22 inç.

Merrni parasysh mundësinë e përdorimit të disa monitorëve të vegjël, në vend të një ekrani të madh. Me kartën grafike të duhur, mund të lidhni dy LCD në një PC të vetme.

Kërkoni porte USB: USB-ja ju lejon të lidhni pajisje të jashtme. Portet e tilla janë të vendosura zakonisht në pjesët anësore të monitorit.
Shikoni për altoparlantë: Altoparlantët e integruar mund të kursejnë vend në tavolinë. Tingulli i tyre rrallë kënaq kërkesat e dëgjuesve, por janë të përshtatshëm për përdorim ditor.

Për të parë analizat e monitorëve LCD, lajmet dhe çmimet, vizitoni Qendrën e Produkteve të Monitorëve në http://find.pcworld.com/62432

Lajmet e fundit>