Siguri

Ueb faqja e Top-Channel bie pre e hakerëve

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Ueb faqja e Top-Channel bie pre e hakerëve

Ky sulm elektronik ndaj ueb faqes zyrtare të Top Channel ka ndodhur në mbrëmjen e ditës së mërkurë nga persona ende të paidentifikuar dhe si rezultat i kësaj ueb faqja www.top-channel.tv  ka qenë jashtë funksioni për përdoruesit e shumtë.

Altin Petra, kryetar i grupit IT të Top-Channel, ka deklaruar se hakerët kanë përdorur metodën e dërgimit të materialeve në formë kërkese drejt ueb faqes, me ç’rast ka ndodhur mbi ngarkesa e rrjetit. Pra pikërisht këto kërkesa false që janë dërguar nga hakerët kanë bllokuar serverin dhe kanë nxjerrë jashtë funksioni ueb faqen e këtij mediumi.

Megjithatë z.Petra ka bërë të ditur se faqja zyrtare e Top-Channel do të jetë shumë shpejtë në linjë, gjë që edhe ka ndodhur sepse sot uebi është duke funksionuar normalisht.
Sipas disa burimeve tona edhe ueb faqet www.digitalb.al dhe www.Topalbaniaradio.com,  nuk kanë funksionuar në momentin e sulmit, por këto ditë janë vënë përsëri ‘online’.

LEXO EDHE:  Sulmohet Quora, hakerët vjedhin të dhënat e 100 milion përdoruesve

Lajmet e fundit>