Lajmet

Uebfaqe e veçantë për standartizimin e burimeve të uebit

Publikuar , 09 Tetor 2012
0
Uebfaqe e veçantë për standartizimin e burimeve të uebit

Në një përpjekje për të krijuar “burime përfundimtare” për të gjitha teknologjitë e hapura të uebit, Apple, Adobe, Facebook, Google, HP, Microsoft, Mozilla, Nokia dhe Opera i janë bashkuar W3C-së(Organizata Ndërkombëtare e Standardeve për World Wide Web) për të lëshuar një uebfaqe të re të quajtur “Platforma e Uebit”.

Uebfaqja e re do të shërbejë si një burim i vetëm i informacionit përkatës, të përditësuar dhe cilësor në standardet HTML5, CSS3 dhe standarde të tjera uebi, duke ofruar këshilla në zhvillim të uebit dhe praktikat më të mira për teknologji. Sipas W3C-së, uebfaqja po ashtu do të paraqesë gjendjen e një standardizimi të veçantë të teknologjisë dhe futjen përgjatë shfletuesit.

Faqja ekziston si një Wiki, duke iu mundësuar punëtorëve që përfaqësojnë ndërmarrjet pjesëmarrëse që të shtojnë përditësimet e tyre dhe të kontribuojnë për faqen.

Projekti është themeluar dhe ka një skuadër të përkushtuar duke siguruar që faqja të mirëmbahet ashtu siç duhet (W3C shërben si shërues i uebfaqes).

Vizitorët në “Platformën e Uebit”, mund të kontribuojnë për uebfaqen

Përdoruesit mund të lidhen në forume ose të diskutojnë projektet e tyre dhe të kodojnë tipe në kanalin në IRC të dedikuar për faqen. Të gjitha dokumentet e postuara në uebfaqen e” Platformës së Uebit” janë të licencuara nën “Creative Commons”.

Derisa përmbajtja fillestare ofrohet nga ndërmarrjet anëtare, vizitorët e uebfaqes përkrahen për të shpërndarë shembuj kodi, truke ose ndonjë informacion tjetër të përshtatshëm duke përdorur Wiki-n.

Ashtu siç tregon Adobe: “Tani kjo varet nga komuniteti i uebit që të ndihmojë në krijimin dhe mirëmbajtjen e shumicës së referencës autoritare dhe të kuptueshme për teknologjitë e uebit. Kështu që shikojeni dhe filloni të kontribuoni. Dokumentojeni uebin.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft publikon përditësimin e parë madhor të Windows 10