Lajmet

Uebfaqja Mega vendos 150 paralajmërime për shkelje të të drejtave të autorit

Publikuar , 30 Janar 2013
0
Uebfaqja Mega vendos 150 paralajmërime për shkelje të të drejtave të autorit

Shërbimi për shpërndarje të skedarëve Mega ka vendosur 150 paralajmërime për të drejtat e autorit që nga lëshimi i vet i fundit, teksa themeluesi Kim Dotcom po rrit një biznes të “rrezikshëm” derisa është nën padi nga prokurorët amerikanë për mbajtjen e faqes Megaupload.

Dhe një uebfaqe franceze duket që tashmë të ketë ngurruar pasi kishte marrë lidhje për përmbajtjen e ruajtur nga Mega, duke përfshirë edhe skedarët e supozuar që të jetë filmi “Django Unchained”, softueri Microsoft Office dhe kënga e Elton Johnit, “Bennie and the Jets”.

Mega që u lëshua më 20 janar iu mundëson njerëzve që të ruajnë 50 GB përmbajtje të enkriptuar pa pagesë. Përmbajtja, që mund të shpërndahet mes përdoruesve duke e shpërndarë një lidhje për përmbajtjen, mund të dekriptohet nëse një përdorues jep po ashtu edhe çelësin e enkriptimit.

Mega ishte zhvilluar me një sy për t’iu ikur dyshimeve për shkelje të të drejtave të autorit që ndëshkuan Megaupload, që ishte mbyllur në janarin e vitit 2012.

9 të mëdhenjtë: Piratët të cilët ndryshuan Internetin

Pasi përmbajtja e ngarkuar është e enkriptuar, Mega nuk mund të përcaktojë përmbajtjen e skedarëve të ngarkuar. Por do të largojë përmbajtjen nëse merr një njoftim të vlefshëm për shkeljen e të drejtave të autorit. Ira P. Rothken, që është njëra nga avokatët e Mega dhe Megauploadit, tha të mërkurën që shërbimi ka reaguar me shpejtësi për njoftimet për shkeljen e të drejtave të autorit “duke përfshirë ndihmesën në disa njoftimeve jo të plota përmirësuese ose me defekte.”

“Mega nuk dëshiron që njerëzit të përdorin shërbimet e veta cloud për qëllime cenuese”,- tha përgjatë një e-maili Rothken. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ofruesit e shërbimeve mund të pranojnë njoftime për shkelje të të drejtave të autorit nën Dekretin për të Drejtat e Autorit në Mileniumin Dixhital (DMCA).

LEXO EDHE:  AKEP: Emigrantët paguajnë 27 herë më shumë për të folur me Shqipërinë sesa tarifat lokale

Kryeministri i Zelandës së Re i kërkon falje Kim DotCom

Nëse janë të vlefshme dhe të pranishme në formën e duhur, ofruesi i shërbimeve kërkohet që në shpejtësi të largojë ose bllokojë përmbajtjen. (PC World Albanian)

Mega

Lajmet e fundit>