Analiza

Uebi i aplikacioneve

Publikuar , 31 Dhjetor 2011
0
Uebi i aplikacioneve

Dhe ende, takimi me një aplikacion të duhur mbetet një sfidë, qoftë nëse jeni në një dyqan të aplikacioneve në vetë pajisjen, ose përgjatë ndonjë shërbimi të palës së tretë. Çdokush që e shpon mbështjellësin për të gjetur ndonjë aplikacion ka mundësi të jetë Google i radhës: makina kërkuese e kohëve moderne. Makina kërkuese për një ueb me aplikacione.

Zbulimi i ndonjë aplikacioni është një përqendrim kyç për një numër të “startups-ave”. “Startup-sat” si Chomp, Quixery, Xyologic, Appolocious, AppsFire, Kinetik dhe Crosswa.lk janë duke arritur sfidën e zbulimit të aplikacioneve në rrugë të reja.

Derisa ajo është një temë e pasur për hulumtim, nuk është një që mund të përmblidhet brenda një postimi të vetëm. Kështu që për sot, një aspekt i ndërtimit të aplikacioneve të uebit është lidhshmëria.

Pse po ceket pjesa aplikacione të uebit? Aplikacionet nuk janë si uebi – ata nuk janë të lidhura me gjëra që ua mundësojnë juve që të lidheni lehtësisht nga një veprim në tjetrin… apo janë?

Ndoshta jo ende. Por do të mund të bëheshin, nëse më shumë zhvillues zgjedhin të fusin këtë funksion. Duke përdorur diçka të quajtur “skemat e URL-ve të aplikacioneve”, aplikacionet mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Për shembull, në iPhone, zhvilluesit e iOS mund të thërrasin aplikacione si aplikacionin Messaging, Email dhe Phne. Skemat e URL-së së Apple publikohen në dokumentacionin e zhvilluesve, por të gjithë aplikacionet kanë të gatshme skema të URL-ve . (Në Android, diçka e ngjashme mund të kryhet përgjatë “filterëve të ngulur”.)

Aplikacionet mund të lëshojnë aplikacione të tjera. Aplikacionet mund të lidhe me aplikacione të tjera.

LEXO EDHE:  Ndërprerja e Facebook-ut vë në pikëpyetje për mënyrën tonë të jetesës

Mund të duket si diçka e rrallë që ndodh, por është duke filluar të ndodhë. Facebook është shembulli i profilit më të lartë të kësaj. Në aplikacionin për iOS, në anën e majtë një seksion “apps” do të ju lidh me aplikacionet e rrjetit Facebook që ekzistojnë si aplikacione në sistemin operativ iOS. Prekja e atyre aplikacioneve të radhitur në listë do të përcillet me lëshimin e aplikacioneve të reja në telefonin tuaj. Nëse nuk e keni versionin e iOS të instaluar, klikimi i këtillë do të hap dyqanin e aplikacioneve.

Por ekzistojnë raste më të panjohura të përdorimit të këtillë. Për shembull, PhotAppLink, një nismë me burim të hapur që ka për qëllimin thjeshtësimin e editimit të fotografive duke lidhur së bashku aplikacione të shumta për foto-editim. Për momentin, për ta edituar një fotografi në aplikacione të shumta, ju duhet ta ruani fotografinë e edituar në listën e kamerës tuaj çdo herë që ju zhvendoseni përgjatë aplikacioneve. Por me aplikacionet PhotoAppLink të mundësuar, ju thjesht e zgjedhni një tjetër aplikacion për ta përdorur nga brendia e aplikacionit të tanishëm.

Një tjetër shembull: startup-i edukativ KinderTown ofron një aplikacion për iOS që ka një version të përmirësuar të dyqanit të aplikacioneve iTunes. I dizajnuar për t’i ndihmuar prindërit në gjetjen e aplikacioneve që janë edukativ dhe të mirëfilltë për fëmijët, KinderTown ju drejton në dyqanin e aplikacioneve të iPhone për shkarkime kur ju klikoni në aplikacionin në fjalë. Imagjinoni nëse do të ju ndihmonte që t’i gjeni, filtroni dhe lëshoni aplikacionet që tashmë i keni instaluar në telefonin tuaj në vend të atyre që ju sapo i keni zbuluar.

Por sikur që hiperlidhjet që ua mundësuan përdoruesve që të fillojnë lundrimin përgjatë asaj që tani është një numër i madh i faqeve në internet, lidhja e aplikacioneve mund të vërtetojë të qenurit si një rrugë për të kapërcyer sfidat e sotme të kërkimit të aplikacioneve./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  AKEP publikon raportin: Bie numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare, rritet ai i internetit fiks

Lajmet e fundit>