Lajmet

Uebsajtet e ngadalta do të etiketohen nga Chrome

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Nëntor 2019
0
Zakonisht ato përgjigjen ngadalë për shkak të përgjigjeve që presin nga resurse të jashtme si rrjetet e reklamimit dhe rrjetet sociale të cilat analizojnë sjelljen e përdoruesit. Uebsajtet e ngadalta do të etiketohen nga Chrome

Uebsajtet të cilat hapen ngadalë dhe janë të koduar jo mirë mund të etiketohen shumë shpejtë nga shfletuesi Google Chrome.

Google tha se është duke punuar në disa sisteme etiketime përmes të cilëve vizitorët mund të mësojnë pse një faqe vonon të hapet.

Nga paralajmërimet me tekst tek shenjat do të përdoren për të lënë përdoruesit të kuptojnë se kanë të bëjnë me një sajt të ngadaltë.

Shfletuesi nuk ka dhënë një datë se kur kjo do të realizohet. Google thotë se sistemi është dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë kur një faqe hapet ngadalë dhe cilat faqe ofrojnë eksperiencën më të mira.

Zakonisht ato përgjigjen ngadalë për shkak të përgjigjeve që presin nga resurse të jashtme si rrjetet e reklamimit dhe rrjetet sociale të cilat analizojnë sjelljen e përdoruesit.

Shfletuesi Chrome përdoret nga 64% e përdoruesve të cilët hyjnë online sipas faqes analitike Statista. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Versioni i parë i shfletuesit Microsoft Edge bazuar në Chrome i disponueshëm

Lajmet e fundit>