Blog

Uebsajti me inteligjencë artificiale krijon fytyra që nuk ekzistojnë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Shkurt 2019
0
Sistemi në fjalë nuk është i kufizuar vetëm tek fytyrat. Teknologjia e NVIDIA mund të funksionojë edhe me makinat, macet e madje dhomat e gjumit. Uebsajti me inteligjencë artificiale krijon fytyra që nuk ekzistojnë

Mbase keni dëgjuar që inteligjenca artificiale mund të vendosë fytyra reale në skenare të ndryshme por gjithashtu mund të krijojë edhe fytyra që nuk ekzistojnë me të vërtetë.

Zhvilluesit Philip Wang ka krijuar një uebsajt të quajtur ThisPersonDoesNotExist i cili krijon fytyra të rreme nga inteligjenca artificiale.

Mjeti i tij përdorur rrjetin e NVIDIA për të përpunuar fytyra të ndryshme duke përdorur një katalog të madh fotosh si material trajnimi.

Rezultatet nuk janë perfekte, mjafton të shikoni poshtë syve të fotove të paraqitura por kur çdo gjë përkon siç duhet, fytyrat dalin shumë realiste.

Wang tha se mjeti nuk kërkon fuqi të madhe kompjuterike. Ai përdor një kartë grafike NVIDIA në një server të marrë me qira për të krijuar një fytyrë çdo dy sekonda.

Sistemi në fjalë nuk është i kufizuar vetëm tek fytyrat. Teknologjia e NVIDIA mund të funksionojë edhe me makinat, macet e madje dhomat e gjumit.

Është një projekt i thjeshtë por ilustron potencialin e inteligjencës artificiale. Mund të përdoret për të prodhuar karaktere për një histori apo për të identifikuar mashtrimet me kartat ID. Një uebsajt i tillë gjithashtu ngre shqetësime për etikën e manipulimit të imazheve me AI. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ekspertët të alarmuar nga një sistem i inteligjencës artificiale që shkruan artikuj

Lajmet e fundit>