Lajmet

Uebsajti zyrtar i kriptomonedhës hakohet për të dërguar maluerë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Nëntor 2019
0
Sulmi u zbulua pasi një përdorues shkarkoi një binar 64-bit Linux. Pasi shkarkoi instalimin, përdoruesi vuri re se hashi SHA256 nuk përputhej me atë që ishte listuar në faqen zyrtare që do të thotë se ishte manipuluar. Uebsajti zyrtar i kriptomonedhës hakohet për të dërguar maluerë

Uebsajti zyrtar i kriptomonedhës Monero është kompromentuar për të dërguar maluerë të cilët vjedhin paratë nga llogaritë e përdoruesve.

Kompromentimi ndodhi më 18 Nëntor ku një përdorues raportoi incidentin në GitHub dhe ekipi i Monero që e konfirmoi menjëherë në një cicërimë një ditë më parë.

Sulmi u zbulua pasi një përdorues shkarkoi një binar 64-bit Linux. Pasi shkarkoi instalimin, përdoruesi vuri re se hashi SHA256 nuk përputhej me atë që ishte listuar në faqen zyrtare që do të thotë se ishte manipuluar.

Ekipi i Monero pretendon se ka ndërhyrë dhe rrëzuar skedarë e kompromentuar ndërsa një përdorues u raportua se ka humbur para.

Bëhet fjalë për afro 7,000 dollarë të humbura në një transaksion të vetëm. Ekipi i Monero tha se po vijon hetimet sesi grupi i hakerëve mund të ketë kompromentuar serverët e shkarkimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton gjeneratën e 7-të të Surface Pro

Lajmet e fundit>