Blog

Uganda vendos taksë për përdoruesit e WhatsApp dhe Facebook

Publikuar , 01 Qershor 2018
0
Ekspertët dhe kompanitë vendase të internetit nuk e dinë sesi do të imponohet kjo taksë. Uganda vendos taksë për përdoruesit e WhatsApp dhe Facebook

Parlamenti i Ugandës miratoi një ligj kontrovers i cili u kërkon përdorues të rrjeteve sociale të paguajnë taksa.

Përdoruesit të cilët shfrytëzojnë Facebook, WhatsApp, Viber dhe Twitter do të paguajnë çdo ditë 0.05 dollarë.

Presidenti i vendit Yoweri Museveni justifikoi ligjin e ri me pretekstin se media sociale inkurajonte përgojimin.

Ligji hyn në fuqi më 1 Korrik por mbetet e paqartë procedura e implementimit.

Ekspertët dhe kompanitë vendase të internetit nuk e dinë sesi do të imponohet kjo taksë.

Vendi ka 23.6 milion përdorues të shërbimeve celulare ku 17 milion përdorin internetit.

Mbetet e paqartë sesi qeveria do të kryejë verifikimin e atyre që përdorin rrjetet sociale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Industria jep parashikimin për numrin e smartfonëve 5G që do të shiten tre vitet e ardhshme

Lajmet e fundit>