Biznes

Ukraina legalizon kriptomonedhat

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Mars 2022
Bota ka dërguar afro 100 milionë dollarë donacione në kriptomonedha që kur pushtimi Rus i Ukrainës nisi. Ukraina legalizon kriptomonedhat

Kriptomonedha së shpejti do të jetë një aset plotësisht i ligjshëm në Ukrainë falë nënshkrimit të një ligji të ri nga Presidentit Volodymyr Zelenksy.

Në rrjetin social Twitter Ministria e Transformimit Dixhital tha se bursa vendase dhe të huaja të kriptomonedhave tashmë mund të operojnë në vend. Kompanitë e kriptomonedhave së shpejti mund të hapni llogari në bankat Ukrainase gjithashtu.

Bota ka dërguar afro 100 milionë dollarë donacione në kriptomonedha që kur pushtimi Rus i Ukrainës nisi. Këto donacione kanë shkuar për ushtrinë ukrainase, grupet e ndihmës, haktivistët dhe qytetarët e zakonshëm.

Teknikisht kriptomonedhat në Ukrainë nuk kanë qenë të paligjshme. Por ashtu si në çdo vend të botës, asetet dixhitale në fjalë kanë operuar në të ashtuquajturën “hapësirë gri.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Elon Musk i thotë stafit të Twitter se duhet të punojnë orë të gjata ose të largohen