Biznes

Ulen me 75% tarifat për shpikjet dhe sipërmarrjet

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Korrik 2020
0
Ulen me 75% tarifat për shpikjet dhe sipërmarrjet

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka njoftuar së është dakordësuar në parim Marrëveshja mes Organizatës Europiane të Patentave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Sipas njoftimit në datat 30 qershor – 1 korrik 2020, Këshilli Administrativ i Organizatës Europiane të Patentave (EPO) diskutuan edhe Marrëveshjen e Punës midis Organizatës Europiane të Patentave (EPO) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Denaj bën me dije se nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë ulje me 75% të tarifës bazë, rreth 100 aplikime shqiptare në vit nga shpikësit e pavarur, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet dhe organizatat jo fitimprurëse.

Avantazhi kryesor i marrëveshjes do të jetë reduktimi i tarifës së raportit të kërkimit të hartuar nga ZEP për aplikantët shqiptarë në rastet kur kanë depozituar në DPPI për çdo:

– Aplikim Ndërkombëtar për patentë për shpikje, bazuar në marrëveshjen në fushën e patentave,

– Aplikim kombëtar për patentë të depozituar në DPPI.

“Nënshkrimi i marrëveshjes nga të dy titullarët, pritet të bëhet së shpejti pavarësisht pandemisë,” shkruan ministrja.

LEXO EDHE:  Përgjysmohet shpërblimi për gërmimin e monedhave të reja Bitcoin