Softuer

Uncharted 2 në shitje me 13 tetor

Publikuar , 27 Korrik 2009
0
Uncharted 2 në shitje me 13 tetor

Sot kompania ka bërë të ditur se titulli i vlerësuar lartë pritet të depërtojë në raftet e dyqaneve të Amerikës me 13 tetor.

Faza e dytë e demos multiplayer hapet për publik me 30 shtator, gjersa ata që porosisin çfarëdo pako nga lokacioni i GameStop, do të shpërblehen me qasje të mëhershme me 9 shtator.

Përveç kësaj, Sony ka shpalosur edhe detaje shtesë për porosi paraprake mbi këtë titull. Një grup i shitësve do të ofrojnë promovime ekskluzive, disa prej të cilave shumë më ekskluzive sesa të tjerëve.  Më konkretisht:

Nëse porosisni lojën tek Best Buy ju do të pranoni një shifër zhbllokimi për Baretta të arit dhe AK-47-a, të gjitha të gatshme për përdorim në multiplayer. Gjersa ata që porosisin tek Amazon, do të kenë në ofertë një hartë me thesare, ndërsa në anën tjetër Game Crazy do të ofrojë një shumëfishues të buxhetit, që është i shkëlqyer për hapje të bonuseve, më shpejtë sesa zakonisht në komponentën online, por vetëm për një periudhë të limituar. Dhe në fund, GameStop po ofron një kod të menjëhershëm zhbllokues për “Atributet Hakmarrëse”, një prej shtytësve të fundit që mund të fitohen në kampanjën multimplayer, dhe natyrisht qasjen e mëhershme në demo, ashtu siç u përmend më lartë.

LEXO EDHE:  Google Maps do të përdorë kamerën e smartfonit për të përcaktuar vendndodhjen tuaj

Lajmet e fundit>