Biznes

UNICEF Venture Fund, financime deri në 100 mijë dollarë për startupet e klimës

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Nëntor 2022
Ato që kanë më tepër prioritet janë zgjidhje të cilat përmirësojnë ofrimin e shërbimeve dhe politikave, fuqizojnë dhe angazhojnë të rinjtë në mënyrë aktive, dhe që përmirësojnë barazinë në aksesin ndaj shërbimeve thelbësore për fëmijët. UNICEF Venture Fund, financime deri në 100 mijë dollarë për startupet e klimës

UNICEF përmes programit Venture Fund do të investojë 100 mijë dollarë në startupet e fazave të hershme të cilat kanë potencialin për të adresuar sfidat e ndryshimeve klimaterike.

Nëse jeni një startup i cili përdor teknologji si dronët, blockchain, realitetin e zgjeruar (XR), inteligjencën artificiale, machine learning apo data-science, ky program është për ju.

Për të aplikuar në këtë program, startupet duhet të jenë të regjistruara si kompani private në një prej vendeve ku UNICEF operon, të ketë një prototip funksional, të ketë demonstruar rezultate.

UNICEF Venture Fund eksploron teknologjitë në rritje me potencialin për të impaktuar fëmijët dhe të rinjtë. Përmes kësaj thirrjeje, UNICEF është vënë në kërkim të zgjidhjeve të cilat adresojnë probleme lidhur me ndryshimin e klimës, WASH, rininë dhe humanitare.

Ato që kanë më tepër prioritet janë zgjidhje të cilat përmirësojnë ofrimin e shërbimeve dhe politikave, fuqizojnë dhe angazhojnë të rinjtë në mënyrë aktive, dhe që përmirësojnë barazinë në aksesin ndaj shërbimeve thelbësore për fëmijët.

Për të aplikuar duhet të plotësoni kriteret si mëposhtë:

  • Ju duhet të jeni të regjistruar si një kompani private në një vend ku aplikohet programi i UNICEF-it;
  • Jeni duke punuar në zgjidhje teknologjike open-source ose jeni të gatshëm të bëheni open-source sipas licencave të mëposhtme ose ekuivalentet e tyre: BSD, GNU, MIT (softuer), CERN, MIT, TAPR (harduer) ose CC-BY (përmbajtja);
  • Ju keni një prototip ekzistues të zgjidhjes me rezultate premtuese;
  • Zgjidhja juaj ka potencialin të ndikojë pozitivisht në jetën e fëmijëve.

Ju mund të aplikoni duke ndjekur këtë lidhje: https://www.jotform.com/form/222984466156163

UNICEF synon të investojë në kompani të cilat kanë zhvilluar zgjidhje softuer dhe harduer duke përdorur teknologjisë si mëposhtë:

LEXO EDHE:  Microsoft lançon Defender edhe për pajisjet jo-Windows

Zgjidhje për parashikimin dhe analizën e klimës apo fatkeqësive natyrore si:

  • Harta të cilat përdorin imazhe satelitore apo sensorë për të përmirësuar ofrimin e shërbimit për menaxhim të shëndetit, të ushqyerit, ujit dhe mbetjeve
  • Teknologji dronë të cilët kapin të dhëna për analiza të klimës
  • Data science për të kuptuar marrëdhënien mes variablave që ndikojnë tek faktorët zhvillues, socio-ekonomik, shëndetësor apo infrastrukturor
  • Për zhvillimin e modeleve kompjuterike të cilat gjenerojnë simulime të motit për prodhim stabil të energjisë
  • Modelim 3D të fatkeqësive natyrore dhe projektime afatgjatë të ndryshimeve të klimës
  • Machine Learning dhe inteligjentë artificiale për parashikimin e cilësisë së ujit apo niveleve të tij
  • Sensorë IoT për monitorimin e cilësisë së ujit dhe nivelit të tij në kohë reale

Zgjidhje për adresimin e sfidave klimaterike dhe uljen e impaktit të fatkeqësive natyrore si:

  • Matja e efekteve socio-ekonomike të fatkeqësive natyrore si rritja e temperaturës, reshjeve duke përdorur imazhe dronësh dhe inteligjencë artificiale të cilat matin impaktin e përmbytjeve në aksesimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijët dhe inteligjencë artificiale për të parashikuar impaktin e ndryshimeve të klimës tek fëmijët.
  • Sisteme të montorimit dhe strategji për uljen e impaktit të fatkeqësive natyrore
  • Përdorimi i inteligjencës artificiale për automatizimin e fluturimit të dronëve pas një emergjence
  • Ndërtimi i një platforme data për të ruajtur dhe vlerësuar dëmin e shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, për promovimin e mbrojtjes së fëmijët në zonat e prekura
  • Përdorimi i platformave të realitetit të zgjeruar për të trajnuar përgjigjen ndaj rasteve të emergjencës

Zgjidhje të cilat kontribuojnë tek ekonomia e blertë, fuqizimi i komuniteteve, fëmijëve dhe të rinjve për tu angazhuar në sisteme për veprim ndaj klimës si:

  • Zgjidhje energjetike me kosto të ulët dhe të rinovueshme për institucionet e shëndetit dhe edukimit
  • Aplikacione të realitetit të zgjeruar që ndihmojnë qeveritë për të vizualizuar ndryshimet klimaterike dhe efektet e saj dhe për tu mësuar fëmijëve rreth ndryshimeve duke përdorur skenarë impakti
  • Promovim i aktivizimit përmes aplikacioneve të gamifikuara dhe tokenëve
  • Krijimi i mundësive për organizatat e auditimit që të mund të ofrojnë certifikata të verifikueshme në blockchain
  • Gjenerim i të dhënave të reja përmes fushave të reja të grumbullimi të informacionit, crowdsourcing ose rrjetet sociale
LEXO EDHE:  Një dizajn i ri mund ti bëjë bateritë e makinave elektrike të përdorshme për 100 vite

Zgjidhje për parashikimin, matjen dhe llogaritjen e emetimeve të karbonit si:

  • Përdorimi i data sciene për matje të saktë dhe verifikueshme të emetimeve të karbonit dhe zhvillimi i parashikimeve bazuar në emetimet aktuale
  • Zhvillimi i kontratave inteligjente bazuar në ekosistemin e kreditit të karbonit
  • Teknologji për kapjen dhe ruajtjen e karbonit lidhur me burimet e ndotjes
  • Bashkimi i tregjeve të energjisë së gjelbër duke përdorur kontrata të zgjuara

Financimi i UNICEF jo medoemos është i kufizuar vetëm për aplikimet e përmendura më sipër. UNICEF është i interesuar në kompanitë që përdorin teknologji të përparuara në mënyra që janë të shkallëzueshme dhe globalisht të aplikueshme.

/PCWorld Albanian