Vëzhgim

Unicef përfiton mbështetje nga TrustPort

Publikuar , 10 Nëntor 2010
0
Unicef përfiton mbështetje nga TrustPort

“Është kënaqësia jonë këtu tek TrustPort që të marrim pjesë së bashku me Unicef në këtë projekt. Ne shohim se edukimi është esencial në luftimin e varfërisë dhe në mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi, dhe natyrisht qasja në materialet e duhura mësimore është një aspekt fundamental. Shkollat u ofrojnë fëmijëve mbrojtje, stabilitet dhe në rikthim fitohet normalitet. Ky model përfaqëson një përfaqësim të fuqishëm të mbrojtjes të cilin janë në gjendje ta ofrojnë produktet e TrustPort në kompjuterë. Ne jemi në dijeni për nevojat global, por jo vetëm për të mbrojtur kompjuterët nga softueri i dëmshëm, por gjithashtu edhe për t’i mbrojtur fëmijët” tha Vladislav Nemec, CEO i TrustPort.

Caku primar i këtyre pakove speciale shkollore është që të ndihmohet riformulimi i mësimit gjersa ai është në hapat e parë të restaurimit të shkollave, pasi ato të jenë prekur nga trazirat. Megjithatë ato mund të përdoren edhe në situata zhvillimore ku një shtet po përballet befasisht me një fluks më të madh të studentëve.

PCWorld Albanian kontaktoi me zyrtarë të TrustPort në lidhje me atë nëse ky projekt do të gjejë zbatim në Kosovë apo Shqipëri, megjithatë ata u shprehën se nuk mund të konfirmojnë nëse diçka e këtillë do të jetë e mundur apo jo, për shkak se nuk mund ta përcjellin. Megjithatë ata shtuan për PCWorld Albanian se janë optimist që Unicef do të bëjë ndarjen e drejtë të donacioneve dhe do të bëjë financimet gjegjëse aty ku e sheh të arsyeshme.

Drejtor Gjeneral i Unicef Czech Republic Pavla Gomba, në lidhje me donacionet e TrustPort u shpreh.  “Kur ne të sigurojmë se djemtë dhe vajzat pranojnë një edukim kualitativ ne mund të krijojmë mundësi për fëmijë për t’i mundësuar atyre të ndërtojnë jetë të shkëlqyer dhe të realizojnë ëndrrat e tyre. Një edukim bazik kualitativ avancon jetën e tyre dhe përfundon ciklet e varfërisë dhe sëmundjeve. UNICEF është falënderues ndaj TrustPort për kontributin e tyre”.

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>