Biznes

UNIFI e Alcatel-Lucen, do të ndërtojnë nën ujë lidhjen broadband të Shqipërisë

Publikuar , 02 Nëntor 2010
0
UNIFI e Alcatel-Lucen, do të ndërtojnë nën ujë lidhjen broadband të Shqipërisë

Alcatel-Lucent do të jetë kompania që do të ofrojë një zbatim të plotë të lidhjes me fibra optike nënujore ndërmjet Tiranës në Shqipëri dhe Barit në Itali. Rrjeti pritet të jetë funksional rreth fundit të vitit 2011.

Sipas marrëveshjes, Alcatel-Lucent duhet të përfundojë shtrimin e fibrës optike që do të lidhin Italinë me qendrën e sapokrijuar në Tiranë për shkëmbimin e Internetit në Ballkan (Balkans Internet eXchange (BIX).

BIX po krijohet nën kujdesin e UNIFI për të shërbyer si qendra e parë me fibra optike për shkëmbimin e të dhënave mes Shqipërisë dhe qendrave më të mëdha të telekomunikacionit në Evropë ku përfshihet Milano, Frankfurti, Amsterdami dhe Londra.

Në konferencë ishin të pranishëm z. Adrian Shatku, President dhe Drejtor Ekzekutiv i UNIFI, z. Enrico Banfi dhe Richard Nilsson nga Alcatel – Lucent, z. Phil Walker nga UNIFI dhe z. Genc Pollo, Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.

Adrian Shatku, President dhe Drejtor Ekzekutiv i UNIFI deklaroi, “Ne zgjodhëm Alcatel-Lucent sepse kjo kompani ofron kombinimin më të përkryer cilësi-çmim dhe i përmbush të gjitha kriteret si në eksperiencë, teknologji apo planifikim projekti. Më tej, falë kushteve elastike të kontratës, UNIFI planifikon të bëhet ofruesi i parë në rajon i rrjetit 40 Gb/s, i cili përkthehet në një avantazh të shkëlqyer në treg.”

UNIFI do të ofrojë dhe tregtojë shumë lloje shërbimesh të rrjeti, përfshi përçimin e interneti deri në shpejtësi disa Gigabit, gjithë llojet e shërbimeve të tjera për transmetimin e të dhënave. UNIFI do të mundësojë lidhjen me fibër të errët ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë me pjesën tjetër të Evropës dhe rrjetet ndërkombëtare. Rrjeti UNIFI do të ndërtohet me fibra optike të cilësisë më të lartë dhe duke përdorur teknologjinë Dense Wavelength Division Multiplexing (Ndarje e Shumëfishtë e Gjatësisë së Valës së Dendur), dhe ofruar kështu kapacitet lidhës pa kufi për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit.

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës kërkon mese 22 milion euro nga qeveria e Kosovës

Philippe Dumont, President i Alcatel-Lucent Submarine Networks SAS, tha: “Ky është një hap domethënës digjital për Shqipërinë. Ky shërbim do të krijojë kushtet për zhvillimin e shërbimeve IP në gjithë rajonin. Kapaciteti i lartë, shpejtësia deri në 40 Gb dhe fleksibiliteti i ofruar nga ky kabëll i ri, do të ndihmojë bizneset dhe do të nxisë investimet në rajon dhe më gjerë.”
 
UNIFI tashmë planifikon të fokusohet në zbatimin e Fazës së Parë të projektit. Kjo kompani do të vijojë me përmbushjen e kërkesave të tregut rajonal, përfshi fazat e mëtejshme të BIN për ndërlidhje tokësore mes vendeve fqinjë me Shqipërinë si Greqia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo lidhje do të stimulojë rritjen e ndërveprimit me tregje të tjera rajonale si Bullgaria, Turqia dhe më tej.

Lajmet e fundit>