Lajmet

Unifikohen historitë e Facebook dhe WhatsApp

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Qershor 2019
0
WhatsApp Status është ekuivalenti i Facebook dhe Instagram Stories dhe me funksionin e ri do të ishte më e lehtë portimi i tyre mes aplikacioneve të rrjetit social. Unifikohen historitë e Facebook dhe WhatsApp

WhatsApp është duke testuar një veçori me të cilën përdoruesit mund të ndajnë postimet e tyre në Status direkt në Facebook dhe shërbime të tjera të rrjetit social.

WhatsApp Status është ekuivalenti i Facebook dhe Instagram Stories dhe me funksionin e ri do të ishte më e lehtë portimi i tyre mes aplikacioneve të rrjetit social.

Diçka e tillë ofrohen në Instagram. Përdoruesit e WhatsApp Status mund të ndajnë historitë e tyre në Instagram, Gmail dhe Google Photos me një të klikuar. Funksioni është i disponueshëm në fazën beta të aplikacionit.

Përdoruesve nuk do tu kërkohet të ndërlidhin llogaritë e tyre të Facebook dhe WhatsApp për të shkëmbyer historitë. Në fakt transferimi bëhet përmes një API të përdorur nga iOS dhe Android.

Krijimi i një lidhjeje direkt mes WhatsApp dhe Facebook ka qenë një temë sensitive sepse rrjeti social kishte premtuar që nuk do të grumbullonte informacione të shërbimit të komunikimit kur e bleu në 2014-ën.

Dy vite më pas filloi të bënte pikërisht atë që kishte premtuar të mos e bënte. Ishte Komisioni Evropian i pari që reagoi në lidhje me këtë gjë duke gjobitur Facebook sepse kishte ofruar informacione të paqarta në lidhje me marrëveshjen e blerjes së WhatsApp. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fiket pas 25 vitesh ueb-kamera më e vjetër në botë

Lajmet e fundit>