Lajmet

Universiteti UBT në Prishtinë, bashkëpunim me Microsoft-in për programin DreamSpark

Publikuar , 01 Gusht 2014
0
Universiteti UBT në Prishtinë, bashkëpunim me Microsoft-in për programin DreamSpark

ubtdreamsparkpremiumDuke filluar nga ky vit akademik, studentët dhe profesorët e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë do të kenë në dispozicion për përdorim softuerë të të gjitha kategorive që ofron Microsoft, duke përfshirë sisteme operative, programe dhe mjete për zhvillim, serverë dhe programe të ndryshme, ku në tërësi janë 197 licenca.

Kjo gjë është arritur pas bashkëpunimit që ky universitet ka bërë me kompaninë Microsoft për programin DreamSpark. DreamSpark në faqen zyrtare përshkruhet për mbështetje të edukimit duke ofruar qasje në softuerët e kompanisë Microsoft për të mësuar, për të dhënë mësim dhe për qëllime hulumtuese.

Ky universitet është ndër të parët në Kosovë që arrin të bëjë një marrëveshje të tillë me kompaninë Microsoft për programin DreamSpark, me të cilën gjë është siguruar abonimi premium që mundësohet për institucione akademike. (PCWorldAlbanian)

LEXO EDHE:  Microsoft rekord të ardhurash

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>