Lajmet

Universum me metoda të reja bashkëkohore të edukimit në Kosovë

Publikuar , 06 Mars 2011
0
Universum me metoda të reja bashkëkohore të edukimit në Kosovë

Studentëve të lëndës Menaxhmenti Ndërkombëtar në programin Master në Menaxhment, nuk do t’i ofrohet asnjë material i shtypur – në vend të kësaj, atyre  do tu ofrohet nga një tablet iPad. Pastaj, e gjithë lënda do të zhvillohet përmes një interaktiviteti të plotë medial me studentët, duke përdorur vetëm rrjetet sociale siç është Facebook, LinkedIn, Blogs, YouTube apo GoogleDocs.

Ata do të shikojnë video ligjëratat në kanalin e posaçëm në YouTube, do të debatojnë në Facebook dhe LinkedIn, do t’i marrin materialet për mësim dhe  dorëzojnë punimet e tyre në GoogleDocs, do të shkruajnë esetë dhe mendimet e tyre në Blogs dhe në fund, do  të bëjnë vlerësimin e lëndës në SurveyMonkey.

“Në kohën e globalizimit jeta është dinamizuar aq shumë, sa ne nuk mund të presim më nga studentët tanë të ndjekin format tradicionale të mësimit. Nëse ata shumicën  e  kohës  e  kalojnë në  Facebook  apo  YouTube,  ne  duhet  të  ndjekim interesimin  e  tyre, ndërsa  rrjetet  sociale do t’i përdorim për ta  ngritur produktivitetin gjatë  studimit. Tableti iPad të cilin studentët  tanë do ta marrin falas, do të jetë simboli i qasjes sonë bashkëkohore për studime të avancuara”, ka thënë Alejtin Berisha, Drejtor Ekzekutiv në Kolegjin Universitar Universum.

Me përvetësimin e  teknologjisë  informative, edukimi është  zhvilluar aq  shumë ndërsa  debati  lidhur me metodat  dhe mjetet  e mësimdhënies më  tepër  është përqendruar në atë se cilat  rrjete sociale duhet  të përdorën dhe si  të përdorën ato për të optimizuar mësimdhënien dhe mësimnxënien e studentëve.
Ky projekt,  i pari  i këtij  lloji në Kosovë, besohet  se do  të hap një debat  të  ri  të ofrimit të edukimit cilësor në Kosovë, duke qenë në hap me trendet më moderne në  botë dhe  frymëzohet  nga  praktikat  më  të  mira  të  shkollave  të  njohura  të biznesit siç është London Business School apo Wharton School në Pensilvani.

LEXO EDHE:  Banka e Anglisë: Inteligjenca artificiale rrezikon pjesën më të madhe të vendeve të punës

Lajmet e fundit>