Lajmet

UNMIKU nuk qenka borxhli i madh i PTK-së!

Publikuar , 01 Tetor 2009
0
UNMIKU nuk qenka borxhli i madh i PTK-së!

Sigurisht ju kujtohet lajmi mbi borxhlinjtë e PTK-së, ku përfshihej edhe UNMIK-u si borxhli mjaft i madh, megjithatë duket se gjërat nuk qëndrojnë ashtu. Në një komunikatë për media PTK ka kërkuar falje për publikimin që i është drejtuar debitorit të PTK-së dhe ka përmendur vetëm UNMIK-un si debitor.

PTK ka shprehur dëshirën për sqarim të situatës duke deklaruar se UNMIK-u ka pasur kontakte dhe diskutime të drejtpërdrejta me PTK-në gjatë muajve të fundit, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi borxhi i papaguar nga UNMIK-u që është grumbulluar gjatë viteve për shkak të të metave në sistemin e vjetër të faturimit të PTK-së, tani është i kënaqshëm nga UNMIK-u.

PTK shpreson që bashkëpunimi i mirë me UNMIK-un do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Problemi i borxhit të papaguar ende është duke e vështirësuar zhvillimin e PTK-së dhe PTK pret që ta zgjidhë këtë çështje me debitorët e tjerë me frymën e njëjtë të bashkëpunimit sikur me UNMIK-un.

LEXO EDHE:  Administrata Tatimore ofron 9 lloje vërtetimesh online

Lajmet e fundit>