Lajmet

Uplift Albania Info Session Day, në fokus mundësitë dhe sfidat e edicionit të dytë

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Shtator 2020
0
Uplift Albania Info Session Day, në fokus mundësitë dhe sfidat e edicionit të dytë

Ekspertë, mentorë dhe organizatorë të ekosistemit të startupeve dhe inovacionit nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Sllovakia, Gjermani u mblodhën së bashku në një takim virtual dhe fizik ditën e Enjte për ti dhënë përgjigje çdo pyetje nga kandidatët potencial të programit e dytë të askselerimit Uplift Albania.

Me 7 ditë nga mbyllja e fazës së aplikimeve të Uplift Albania me 25 Shtator, takimi i informues vjen dy javë nga Selection Bootcamp ku 8-12 startupe do të përzgjidhen për tu bërë pjesë e programit të akselerimit.

Edicioni i dytë i Uplift Albania nis zyrtarisht më 5 Tetor dhe përgjatë 4 muajve në vijim do të ketë një mision të vetëm, shndërrimin e startupeve pjesëmarrëse në biznese të suksesshme ndërkombëtare.

Takimi informativ i transmetuar online përmes Zoom por me pjesëmarrje fizike u moderua nga bashkëthemeluesi i Uplift Albania Kushtrim Shala. Ai rezervoi disa minuta për partnerët shumë të rëndësishëm të edicionit të parë të Uplift Albania Michal Laco nga CIVITTA dhe Eli Zhabevska nga South Central Ventures.

Ata ndanë lidhjen e tyre me Shqipërinë nga një lidhje biznesi afrimitet të ngushtë, eksperiencën e kompanive të tyre me ekosistemet e startupeve dhe këshilla për startupet të cilat do ti bashkohen edicionit të këtij viti.

Juxhin Radhima, fituesi i programit të parë të Uplift Albania me Ipervox, zbuloi për një investim të dytë prej 300 mijë euro në startupin e tij. Investimi i dytë vjen pas një raundi të parë prej 500 mijë euro në fillim të vitit.

Juxhini shpjegoi sesi startupi i tij po shndërron eksperiencën e fituar nga Uplift Albania për të nisur një akselerator në Itali ndërsa investimet e reja po shfrytëzohen për të mbështetur komunitetin lokal duke punësuar të rinj në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Apple përballet me mungesë të iPhone për shkak të koronavirusit

Takimi vijoi me një prezantim të hollësishëm të Uplift Albania nga Meri Roboci i cili u pasua nga një sesion pyetje-përgjigje në lidhje me pjesëmarrjen. Uplift Albania është një akselerator për startupet e fazave të hershme.

Si punon Uplift Albania me startupet?

Aplikimet e mbërritura pranë Uplift Albania deri më 25 Shtator do të filtrohen duke përzgjedhur 20 prej tyre që do të shkojnë në Selection Bootcamp. Në Selection Bootcamp startupet kanë mundësinë për të vënë idenë e tyre përballë investitorëve, mentorëve, ekspertëve dhe po gjatë këtij evenimenti përzgjidhen startupet që do të jenë pjesë e programit.

Çdo startupe do të ketë një plan të përshtatur trajnimin dhe zhvillimi. 3-4 orë në javë startupet do të ndjekin workshope udhëhequr nga ekspertë lider nga vende të ndryshme të botës. Pas mentorimit individual, startupet përgatiten për finalen Demo-Day që do të organizohet në Janar 2021.

Mëse 50 ekspertë të industrisë do të asistojnë startupet me sesione të ndryshme rrjetëzimi, “Master Mind” apo sesione rrjetëzimi me investitorë.

Fituesit e programit të dytë do të përfitojnë një çmim prej 5,000-euro dhe mundësi investimi deri në 50,000-euro nga rrjeti i partnerëve dhe investitorëve të Uplift Albania.

Një risi e këtij viti për Uplift Albania do të jetë projekti Bridge2EU i cili financohet gjithashtu nga SlovakAid dhe ka për qëllim që të përzgjedh për dy vite radhazi 2020 dhe 2021, 12 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të kenë shansin të ndjekin një program intensiv studimor në tre vende të ndryshme të Evropës, Slovaki, Ceki dhe Austri.

Organizuar nga ICTSmedia, programi i dytë i Uplift Albania nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e SlovakAid sponsori kryesor, SOVVA, Albvision, CIVITTA, EU for Innovation, SwissEp, Bashkia Tiranë, PCWorld, ScanTV dhe GeekRoom.

LEXO EDHE:  Albanian ICT Awards shtyn deri më 17 Prill afatin e aplikimeve të edicionit të 8-të

Aplikimet mbeten të hapura deri në 25 Shtator. Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar këtë formular: https://www.f6s.com/upliftalbania2020