Lajmet

Uplift Albania shpall sot fituesit e parë të programit 2-mujor akselerimit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Janar 2020
0
Akseleratori Uplift Albania vjen në Shqipëri falë partneritetit të ngushtë të shtëpisë botuese ICTSmedia me organizatorët e akseleratorit më të madh të Evropës Qendrore Uplift. Uplift Albania shpall sot fituesit e parë të programit 2-mujor akselerimit

Uplift Albania, akseleratori i startupeve Shqiptare, pas një programi dy mujor akselerimi nën kujdesin e mentorëve më në zë nga Shqipëria, Rajoni dhe Evropa do të shpallë ditën e sotme fituesit e parë.

Nën kujdesin e ICTSmedia dhe SOVVA si dhe me mbështetjen e SlovakAid, Uplift Albania u bë akseleratori i parë në Shqipëri i cili u themelua me në mendje sipërmarrësit e rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Rajoni.

Të Hënën më 20 Janar 2020, nga ora 17:30 deri në 20:45 në pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” Salla e Re “Tonin Harapi” në momentin final të “Demo-Day” do të përzgjidhen fituesit në mesin e 8 startupeve që kanë qenë pjesë e programit të akselerimit: Plexusvr, Ipervox, Amargi, iAvokat, Orar.al, Addo Group dhe Game On.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduad Shalsi, Ambasadori Sllovak në Tiranë, z. Peter Spisiak; përfaqësues të partnerëve dhe mbështetësve të Uplift Albania si: CEO i Vodafone Albania z. Achilleas Kanaris, CEO i CIVITTA z. Peter Kolesar, CEO i Bankës Crendins Maltin Korkuti dhe investitorë engjëj si z. Peter Kolesar, Boris Zeleny, Marin Gjonaj, Eva Simekova, Eli Zhabevska Muratovska, dhe Stephen Kelly.

Demo-Day” është dita kur startupet e Uplift Albania do të vlerësojnë progresin e arritur prej tyre gjatë programit të akselerimit nën vëmendjen e mediave, partnerëve dhe mbështetësve të Uplift Albania dhe do të synojnë veçanërisht të rrëmbejnë vëmendjen e investitorëve engjëj.

Konsiderohet si dita kulminante e rrugëtimit 2 mujor të startupeve të Uplift Albania, pjesë e të cilës do të jetë një takim mes investitorëve me secilin prej startupeve gjatë aktivitetit Investor Connect. Secili startup do të mund të takojë investitorët në formatin “Speed Dating” përgjatë 7 minutave

LEXO EDHE:  Facebook luftë reklamave rreth koronavirusit

Kësaj dite i kanë paraprirë mëse dhjetëra workshope teknike dhe takime të tjera të cilat kishin në fokus të identifikonin sfidat me të cilat startupet përballeshin dhe shndërrimin e tyre në histori suksesi.

Me tematika si vlerësimi i biznesit, marketingu i produktit, të folurit në publik, njohja e vlerës dhe konsumatorit, problemet ligjore dhe rregullatorë, pronësia intelektuale dhe rëndësia e brendit ishin disa prej workshopeve të cilat do ti orientonin startupet drejt krijimit të një produkt për të cilin tregu ka nevojë.

Në Uplift Albania aplikuan mëse 50 startupe nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme. 20 prej tyre u ftuan në fazën e përzgjedhjes njohur si “Selection Boot-Camp” ndërsa vetëm 10 kaluan me sukses këtë fazë për tu bërë pjesë e programit 6 javor të akselerimit.

Akseleratori Uplift Albania vjen në Shqipëri falë partneritetit të ngushtë të shtëpisë botuese ICTSmedia me organizatorët e akseleratorit më të madh të Evropës Qendrore Uplift.

Duke u bërë pjesë e Uplift Albania, startupet patën akses në 50+ ekspertë të industrisë, mëse 21 mentorë, deri në 50,000-euro investim përmes rrjetit të partnerëve dhe 3,000 euro çmim për startupin më të mirë që do të përzgjidhet në “Demo-Day”.

Uplift Albania nuk do të ishte i mundur pa partnerët e Banka Credins, Vodafone Albania, Albvision, Gjonaj Group Holdings dhe mbështetjen e EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, Vigan, Tegeria, Kolegji Universitar Luarasi, ICTSlab dhe mediave PCWorld Albanian, CIO.al dhe SCAN TV.

Rreth Uplift

Uplift organizohet nga CIVITTA Slovakia dhe Impact Hub Bratislava në Sllovaki për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e startupeve dhe inovacionit. Është një markë e njohur në ekosistemin Sllovak të startupeve dhe zgjedhja numër 1 mes startupeve në fazat e para.

LEXO EDHE:  Microsoft prezanton gjeneratën e 7-të të Surface Pro

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards dhe mbështesë e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab i hapur së fund në Tiranë me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.