Lajmet

Uplift Albania shpalli fituesit e programit parë në mbështetje të startupeve nga Shqipëria, Kosova dhe Rajoni

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Janar 2020
0
Akseleratori i parë në Shqipëri i cili tërhoqi vëmendjen e mëse 50 startupeve nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme vjen si fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA dhe me mbështetjen e SlovakAid Uplift Albania shpalli fituesit e programit parë në mbështetje të startupeve nga Shqipëria, Kosova dhe Rajoni

Akseleratori i parë në Shqipëri Uplift Albania shpalli të Hënën në një aktivitet organizuar pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” fituesit e programit të parë 6-javor të akselerimit pjesë e të cilit ishin 7 startupe nga Shqipëria, Kosova dhe Rajoni.

Përpjekjet disa mujore të startupet dhe ekipit të Uplift Albania u finalizuan në ditën “Demo-Day” ku përballë një audience prej 200 anëtarësh të komunitetit të teknologjisë dhe me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduard Shalsi, ish-zëvendës Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Niko Peleshi dhe investitorëve Peter KolesarBoris ZelenyMarin GjonajEva Simekova dhe Stephen Kelly u shpallën fituesit e Uplift Albania.

Akseleratori i parë në Shqipëri i cili tërhoqi vëmendjen e mëse 50 startupeve nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme vjen si fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes ICTSmedia, SOVVA dhe me mbështetjen e SlovakAid.

Ashtu si ekonomia, komuniteti i startupeve në Shqipëri ka hasur vështirësi të gjejë hapësirën e nevojshme për tu rritur dhe zgjeruar. Startupet shqiptare të shndërruara në kompani dhe që kanë arritur njohje dhe sukses ndërkombëtar janë të pakta me qasjen tradicionale ndaj biznesit që mbetet predominuese në Shqipëri.

Duke u bërë bashkë të ndihmojmë talentet tona me mbështetjen e komunitetit kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm,” tha bashkëthemeluesi i ICT Awards z. Kushtrim Shala në fjalën e tij hapëse të “Demo-Day.”

Peter Kolesar, partner në CIVITTA dhe një prej mbështetësve të Uplift Albania tha se pasioni për progres dhe inovacion janë dy të përbashkëta të mëdha mes dy vendeve tona. “Akseleratorët mund të sjellin ndryshim për vendin dhe Uplift po e bën këtë në Sllovaki ndërsa potenciali për të bërë të njëjtën gjë në Shqipëri ekziston,” tha gjatë fjalës së tij.

LEXO EDHE:  Së shpejti përdorimi i WhatsApp në desktop do të jetë shumë më i thjeshtë

Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj vlerësoi përpjekjet e ICTSmedia në fushën e teknologjisë dhe informacionit ndërsa bëri thirrje për përfshirjen edhe të universiteteve në nisma të tilla si Uplift Albania.

Shqiptarët janë të gatshëm të flasin por jo të dëgjojnë. Por në ICTSmedia ka njerëz që janë të gatshëm të dëgjojnë. Ajo çfarë kam parë në Sllovaki dhe që mungon në Shqipëri është përfshirja e universiteteve në nisma të tilla,” ishte fjala e rastit e Kryebashkiakut Veliaj

“Demo-Day” i parapriu një aktivitet paralel Investor Connect ku secili startup pati mundësinë për të komunikuar me investitorët përgjatë 7 minutave në formatin Speed Dating.

PleXusvr, Ipervox, Amargi, iAvokat, Orar.al, Addo Group dhe Game On prezantuan përgjatë 3 minutave biznesin dhe aspiratat e tyre përballë panelit të investitorëve ëngjëj ndjekur nga 3 minuta të tjera pyetja nga paneli.

PleXuvr, më shumë se lojë e realitetit virtual kushtonte 12 dollarë dhe ka marrë aprovimin për tu bërë pjesë e platformës së Oculus. Ipervox ka tërhequr vëmendjen e disa prej kompanive lider si Amazon dhe premton ta bëjë sa më të thjeshtë krijimin e aplikacioneve zanore për asistentët dixhitalë.

Amargi kombinon traditën në veshje me fuqinë që jep teknologjia për të treguar potencialin e Shqipërisë në industrinë e modës. iAvokat është një platformë e cila do të startojë në Kosovë dhe premton të ofrojë shërbime ligjore online në mbarë rajonin.

Uberi shqiptar Addo Group dëshiron të zgjerohet në Maqedoni dhe Malin e Zi dhe çdo ditë kryen mëse 30 udhëtime. Game On është vendi ku adhuruesit Shqiptarë të lojërave mund të arratisen nga realiteti stresues i përditshëm dhe Orar.al dëshiron të revolucionarizojë industrinë e shërbimeve estetike në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Tesla do të ndërtojë një megafabrikë për prodhimin e makinave në Gjermani

Pas rreth 40 minutash sesione prezantimi dhe pyetje-përgjigje nga paneli i investitorëve erdhi momenti final i “Demo-Day”, ai i shpalljes së fituesve në mesin e tyre kishte edhe surpriza nga EU for Innovation dhe Tegeria.

EU for Innovation përzgjodhi Game On, PleXusvr dhe Amargi për tju bashkuar Programit “Matchmaking and Exposure” në Berlin përgjatë dy javë nën shoqërinë e një startupi të avancuar e mundësinë për të krijuar lidhje të reja.

Tegeria, një prej partnerëve kryesorë të Uplift Albania zgjodhi startupet Amargi dhe Ipervox për të konkurruar në Web Summit që do të mbahet në datat 2-5 Nëntor 2020 në Lisbonë.

Mbrëmja e “Demo-Day” u mbyll me momentin final ku u shpall fitues i çmimit prej 3,000-euro nga CEO i SOVVA Daniel Straka, një çmim që shkoi për startupin Ipervox. Ky startup ju bashkua së fundi Listës së Kampionëve të Botës së Alexa.

“Demo-Day” përmbylli përpjekjet disa mujore të programit të parë të akselerimit Uplift Albania. Në Uplift Albania aplikuan mëse 50 startupe nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme. 20 prej tyre u ftuan në fazën e përzgjedhjes njohur si “Selection Boot-Camp” ndërsa vetëm 10 kaluan me sukses këtë fazë për tu bërë pjesë e programit 6 javor të akselerimit.

Duke u bërë pjesë e Uplift Albania, startupet patën akses në 50+ ekspertë të industrisë, mese 21 mentorë, deri në 50,000-euro investim potencial përmes rrjetit të partnerëve dhe 3,000 euro çmim për startupin më të mirë që do të përzgjidhet në “Demo-Day”.

Uplift Albania nuk do të ishte i mundur pa partnerët e Banka Credins, Vodafone Albania, Albvision, Gjonaj Group Holdings dhe mbështetjen e EU for Innovation, Bashkia Tiranë, Swissep, Vigan, Tegeria, Kolegji Universitar Luarasi, ICTSlab dhe mediave PCWorld Albanian, CIO.al dhe SCAN TV.

LEXO EDHE:  Dënohen tre persona që drejtuan rrjetin kriminal kibernetike 100 milionë dollarësh

Rreth Uplift

Uplift organizohet nga CIVITTA Slovakia dhe Impact Hub Bratislava në Sllovaki për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e startupeve dhe inovacionit. Është një markë e njohur në ekosistemin Sllovak të startupeve dhe zgjedhja numër 1 mes startupeve në fazat e para.

Uplift Albania do të sillet falë bashkëpunimit të SOVVA si organizator dhe ICTSmedia. SOVVA do të ndihmojë ICTSmedia të startojë dy grupet e para të UPLIFT. SlovakAid mbështet financiarisht projektin.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards dhe mbështesë e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab i hapur së fund në Tiranë me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.