Lajmet

UPSHIFT Lezhë, fuqia e ndryshimit është jo tek përballja me të vjetrën por tek ndërtimi i së resë

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Korrik 2021
UPSHIFT Lezhë, fuqia e ndryshimit është jo tek përballja me të vjetrën por tek ndërtimi i së resë

Hulumtimi dhe inovacioni janë dy forca që sot ushqejnë produktivitet dhe zhvillim ekonomik në mbarë botën. Një impakt jo vetëm ekonomik por edhe social, programi UPSHIFT sjellë në Shqipëri falë një bashkëpunimi të ngushtë mes UNICEF dhe ICTSlab, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, United Nations Albania dhe financimin e Qeverisë së Holandës ka arritur me sukses të pajtojë këto dy forca.

Dy forca të cilat së bashku kanë sjellë impakt ekonomik dhe vlerë sociale në të njëjtën kohë në komunitetet lokale të Shqipërisë, nga TiranaLezhë, nga Shkodra në Korçë.

Në datat 12-13-14 Korrik, Lezha ishte stacioni i radhës i karvanit të impaktit social me emrin UPSHIFT që arriti të frymojë shpresë dhe guxim tek 10 ekipe dhe 50 të rinj nga Lezha, Kurbini, Fushë Kruja, Mamurras dhe Borizanë. Në Upshift Edicioni i Lezhës , Fushë-Krujës, Krujës, Mamurrasit, Kurbinit dhe Thumanës aplikuan 35 grupe me një total prej 150 të rinjsh të motivuar secili nga një problem social të komunitetit të tyre.

Me inovacionin social UPSHIFT po i jep një goditje shumë sfidave sociale që po përballen të rinjtë në komunitetet e tyre në Shqipëri, sfida të cilat kanë provuar të jenë rezistence ndaj qasjes së zakonshme dhe asaj tradicionale.

Nevoja për t’ju qasur në mënyra risi ka sjellë tek këta të rinj forma të reja bashkëpunimi mes tyre, zhvilluar tek ata aftësi të shekullit 21 dhe dhënë zgjidhje disa prej sfidave sociale më komplekse.

Një nismë për të adresuar mungesën e informacionit për guidat turistike në qytetin e Lezhës, një dëshirë për të pasur një palestër për orën e edukimit fizik të Shkollës “Mustafa Myrteza Kacaci” në qytetin e Krujës apo një park lojërash që do të ndërtohet në oborrin dhe me mbështetjen Kishës Katolike në Gallatë të Kurbinit ishin disa prej aplikimeve që demonstruan boshllëkun e lënë nga mungesa inovacionit social për të cilën kanë nevojë komunitetet e lokale në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Workshopet e para të Uplift Western Balkans sjellin mentorë nga Evropa dhe Izraeli

Guile, Skënderbeu, Happy Children, Ohana, Inovatorët, TeRana, Her for Her, Gjej Bio, Shfleto të Ardhmen dhe Socializing Inspire ishin grupet të cilat u përzgjodhën në mesin e shumë aplikimeve për të ndjekur workshopin 3-ditor në qytetin e Lezhës.

Përmes një takimi virtual në platformën Zoom, në fazën Zero të rinjtë identifikuan grupin e synuar, aktorë dhe palë interesi të cilët preken në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ose që mund të ndikojnë në zgjidhen e problemit të identifikuar prej tyre.

Nën kujdesin e mentorëve të trajnuar me kurrikulën e tashmë të provuar dhe shumë të suksesshme Design Thinking të UPSHIFT,  Bleron Menzelxhiu, Pranvera Krasniqi, Jetmir Shtjefni, Andrea Shtjefni, Lorela Karabushi, Rea Pajo, Kleina Kasanai, Valentina Hushi, Skerdi Karaj dhe Eltion Kuptrija, të rinjtë nisën ditën e parë të workshopit me Pemën e Problemit, Sfidën e Dizajnit dhe Konceptim e Modelit duke i dhënë kështu formë zgjidhjes që ata kishin menduar për problemet e identifikuara.

U identifikuan shkaqet e problemit të identifikuara dhe pasojat që komunitetet e tyre i vuajnë duke i hapur rrugë dizajnit të një zgjidhje që përshtatet mesë miri me nevojat e komunitetit.

Në dytën e dytë të rinjtë shikuan tek materializohej e gjithë puna e bërë ditën e parë me krijimin e prototipeve, ndërtimi i buxheteve dhe përgatitjen për prezantimin e zgjidhjes dhe idesë së tyre.

Emocionet e ditës finale u shtuan me pjesëmarrjen e zëvendës ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë zj. Bora Muzhaqi, zj. Mirlinda Bushati nga UNICEF, z. Eldi Çondi Drejtor Ekzekutiv i Sekretariat të Këshillit Ekonomik Kombëtar, drejtore së ICTSlab zj. Esmeralda Shala të cilët ishin edhe në cilësinë e jurisë; bashkëthemeluesit të ICTSmedia, ICTSlab dhe ICT Awards z. Kushtrim Shala, drejtorit të shkollës profesionale Kolin Gjoka të qytetit të Lezhës, z. Bardh Dedgjonaj.

LEXO EDHE:  Ridizajnimi i Pinterest, rrjeti social ngjan me TikTok

Projektet e dala fituese nga vendimi i jurisë së UPSHIFT ishin: Guile, Skënderbeu, Happy Children, Socializing Inspire dhe Shfleto të Ardhmen.

Përgjatë katër edicioneve të UPSHIFT janë shpallur fitues e financuar 20 projekte të cilat edhe sot kësaj dite kanë lënë gjurmë komunitete lokale në disa qytete të Shqipërisë.

Projektet fituese do të financohen deri në 1,300 euro nga UNICEF për zbatimin e idesë së tyre. Ky aktivitet u mundësua përmes UNICEF Albania nga SDG FUND nëpërmjet financimit të qeverisë Holandeze dhe organizimin e ICTSlab. Gëzoi partneritetin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, United Nations Albania.

UPSHIFT është një program i zbatuar nga UNICEF në 32 vende të botës për të krijuar gjeneratën e re të sipërmarrësve socialë.

Fituesit e UPSHIFT: Lezha, Kruja, Kurbini, Mamurrasi, Borizanë

Guile ka menduar të ofrojë një zgjidhje nëpërmjet krijimit të një uebsajti i cili do të bëjë të mundur ndërlidhjen midis turistëve dhe guidave ekzistuese në qytetin e Lezhës. Ata synojnë të përfshijnë dhe te rinjtë e zonës duke i angazhuar në guidat e ndryshme turistike që do të ofrohen për turistët.

Skënderbeu një grup të rinjsh që dëshiron ti dhurojnë komunitetit ku jetojnë dhe shkollës së tyre një zgjidhje të mungesës së një palestre të kompletuar me pajisjet e nevojshme për të realizuar orën e edukimit fizik pranë Shkollës “Mustafa Myrteza Kacaci”. Palestra e kësaj shkolle gjithashtu I shërben dhe komunitetit si një qendër ku organizohen aktivitete te ndryshme sportive dhe jo vetëm.

Happy Children vërejti se fshatit të vogël Gallatë të Kurbinit i mungon një park lojërash për fëmijët dhe ata përdorin oborrin e Kishës Katolike si të vetmin ambient argëtimi. Me qëllim që të lumturojnë fëmijët ata mendojnë se kjo do të arrihet duke kompletuar parkun e kishës me disa mjete argëtimi si lisharëse, kosha basketbolli, paralele etj.

LEXO EDHE:  Misioni 9 vjeçar i ICT Awards, një garë nga cila nuk ka humbës por vetëm triumfues

Grupi Socializing Inspire vuri re se periudha e pandemisë dhe zhvillimi i mësimit online ishte një tjetër faktor që ndikoi në mungesën e socializimit mes të rinjve të Shkollës “Haxhi Qira”. Ata mendojnë se ndërtimi i këtij ambienti është një nxitje për socializim mes nxënësve, rritje të bashkëpunimit mes tyre dhe pre rrjedhoje edhe rritje e produktivitetit të tyre në mësim nxënie dhe jo vetëm.

Shfleto të Ardhmen ideoi një aplikacion podcast që ndihmon që të përcjellin librin përmes dëgjimit. Përmes një llogarie të thjeshtë në Podcast, të gjithë të interesuarit mund të dëgjojnë audio të pjesëve të ndryshme letrare si dhe krijimtari te nxënësve. Episodet e podcast do të paraprihen nga fushata informuese në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook.