Harduer

USB 3.0 me dyfish shpejtësi

Publikuar , 09 Janar 2013
0
USB 3.0 me dyfish shpejtësi

USBTransmetimi i të dhënave do të bëhet edhe më i shpejtë. USB Promoter Group ka zbuluar SuperSpeed USB, një suplement për USB 3.0, e cila do të shitet masivisht në vazhdim të vitit 2013.

Ajo do të ketë shpejtësi dyfish më të lartë për transmetimin e të dhënave. SuperSpeed USB është projektuar për t’ju ofruar një data rate prej 10 Gbps, e cila është e njëjtë me Thunderbolt.

Po ashtu pritet të ketë enkodim më të mirë për transfertat, porta më efiçente në aspektin e energjisë, dhe më e rëndësishmja, përshtatje me pajisjet ekzistuese (kompatibël me USB 3.0 software stacks dhe protokollet device class ekzistuese si dhe me hub-et 5 Gbps dhe 10 Gbps USB 3.0, po ashtu edhe me produktet USB 2.0).

Në fund të këtij viti, kur të kaloni një film apo një CD në kompjuterin tuaj, do të vëreni se u nevojit më pak kohë se më parë, pikërisht falë këtij standardi të ri. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Themeluesi i Telegram thotë se WhatsApp nuk ka për të qenë kurrë i sigurtë

Tags >

USB
Lajmet e fundit>