Harduer

USB4 dyfishon shpejtësinë e USB 3.2

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Mars 2019
0
USB4 do të jetë nëna e të gjitha opsioneve të konektivitetit me kabëll dhe do të ofrohet edhe për pajisjet e fuqishme PCIe dhe DisplayPort. USB4 dyfishon shpejtësinë e USB 3.2

Ndoshta nuk ka kaluar më shumë se një javë nga debutimi i USB 3.2 me shpejtësi deri në 20Gbps, teknologji e cila pritet të mbërrijë këtë vit tek pajisjet e para dhe Intel ka filluar të flasë për USB4.

Në një aktivitet ditën sotme në Taipei, kompania zbuloi se gjenerata e re do të përdorë dy kanale për të arritur shpejtësinë deri në 40Gbps edhe në kabllor e certifikuara 40Gbps USB-C.

Intel më në fund ka filluar të ofrojë Thunderbolt 3 për prodhuesit me një licencë të hapur. USB4 do të integrojë këtë teknologji në mënyrë efektive duke u bërë kështu Thunderbolt 3 “i ri”.

Me pak fjalë USB4 do të jetë nëna e të gjitha opsioneve të konektivitetit me kabëll dhe do të ofrohet edhe për pajisjet e fuqishme PCIe dhe DisplayPort.

Ky është lajm i madh për konsumatorët sepse 40Gbps do të standardi bazë për të gjitha portat e ardhshme USB. Deri më sot vetëm 463 pajisje kanë certifikimin Thunderbolt 3.

Megjithatë USB4 është ende në ditët e para dhe grupi USB Prompter nuk do të ofrojë detaje të specifikave deri në mesin e 2019. Gjithashtu nuk dihet përshtatshmëria e USB4 me versionet e ardhshme të Thunderbolt.

Intel tha se do të vijojë të promovojë Thunderbolt krahas USB4. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bota njihet me procesorin më të shpejtë, AMD Threadripper 2990WX me 32 bërthama

Tags >

intel
Lajmet e fundit>