Harduer

USB Clip, pajisje me dizajn inovativ

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
USB Clip, pajisje me dizajn inovativ

USB Clip, ashtu siç quhet, ofron një metodë të thjeshtë për të ruajtur të dhënat tuaja duke u kapur me të dhënat tuaja reale (me letra të printuara, dosje, etj). Dizajni është krijuar nga Emamidesign  që ka fituar çmimin për dizajn të prodhuar “2010 Red Dot” dhe është bërë një prej më të mirëve që ka pasur si fitues ky çmim.

Njësitë e ngjyrosura USB thjeshtë kapen në letrat dhe dokumentet dhe janë të dizajnuar që të zëvendësojnë CD-të apo DVD-të për të arkivuar apo transferuar të dhëna. Ngjyrat e shëndritshme bëjnë të sigurtë që njësitë të mos humbasin apo të mos harrohen nga pranuesi në broshurë apo në dokument. Në momentin që ato pranohen thjeshtë i largoni nga dokumenti dhe i futni në portin USB për të pasur qasje të lehtë në të dhëna.

Kjo nuk është hera e parë që Emamidesign, një studio dizajnuese me bazë në Berlin ka fituar një çmim “Red Dot”. Ju mund të shihni më shumë kreacione të kësaj studio në ueb faqen e tyre.

LEXO EDHE:  Një video koncept tregon sesi iPhone me ekran me palosje mund të ngjajë

Lajmet e fundit>