Blog

Ushtria Amerikane kërkon falje për një postim në Twitter

Publikuar , 01 Janar 2019
0
Komanda Strategjike më vonë e fshiu postimin, duke thënë se ai ka pasur "shije të dobët" dhe e ka zëvendësuar duke kërkuar falje. Ushtria Amerikane kërkon falje për një postim në Twitter

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës, kërkoi falje për një postim në Twitter, me të cilin tha se është e gatshme “të hedhë diçka shumë, shumë më të madhe” se topi që bie në natën e Vitit të Ri në Times Square të Nju Jorkut

Mesazhi, i postuar natën e Vitit të Ri, u shoqërua me një video që tregonte një bombardues B-2 duke hedhur armë.

Komanda Strategjike më vonë e fshiu postimin, duke thënë se ai ka pasur “shije të dobët” dhe e ka zëvendësuar duke kërkuar falje.

“Ne jemi të përkushtuar për sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve”, tha Komanda Strategjike. Në sheshin e Nju Jorkut çdo vit hidhet një top nga një rrokaqiell për të shënuar fillimin e vitit të ri.

Tradita ka nisur qysh në vitin 1907. /REL

LEXO EDHE:  Twitter bllokon llogaritë e atyre përdoruesve që kanë mashtruar me moshën e vërtetë

Lajmet e fundit>