Ushtria Elektronike Siriane ka sulmuar sërish, ku tani ka vënë në shënjestër llogarinë e lajmeve të kompanisë Microsoft në Twitter.
Ky grupim është futur edhe në blogun zyrtar të Microsoft-it, duke e kthyer faqen në një dërgues tek uebfaqja e propagandës së tyre.
Ndonëse në ditën e parë të vitit 2014, ky grup i hakerëve kishte sulmuar llogarinë e Skype-it, gjatë sulmit të fundit Microsoft duket të ketë aktivizuar një “batalion” të tërë për t’iu kundërpërgjigjur sulmit.
Cicërima e parë e ditës që u realizua sulmi ishte fshirë në shpejtësi, siç ishte bërë edhe me postimet në blogun zyrtar të kompanisë Microsoft. Ndërkohë, tani pas një ndërprerjeje, ky blog është kthyer në gjendjen normale. (PCWorld Albanian)