Lajmet

uTorrent edhe për Android

Publikuar , 09 Shtator 2012
0
uTorrent edhe për Android

uTorrent, që është klienti i parapëlqyer nga shumëkush i BitTorrentit për Windows dhe OS X, tani ofron edhe një klient të plotë për Android, kështuqë ju mund të shkarkoni torrente nga telefoni juaj s’ka rëndësi se ku jeni, por normalisht që duhet të keni qasje në internet.

Një pjesë e njerëzve i përdorin telefonët për të vëzhguar shkarkimin e torrentit nga largësia, por tani ju madje vetë shkarkimin mund ta bëni drejtpërdrejt nga telefoni juaj.

uTorrent për Android përmban çdo gjë që dëshironi për uTorrentin në desktop, duke përfshirë mbështetjen për RSS, mundësinë për t’i shikuar mediet që i keni shkarkuar dhe mundësinë për caktuar kufizimin për shpejtësinë e ngarkimit dhe shkarkimit.

Nëse keni kërkuar mundësi më të mira për të shkarkuar skedarë, kjo është përgjigjja e duhur ndaj kërkesave tuaja.

uTorrent për Android për momentin është fazën beta dhe është në dispozicion për pajisjet me Android të versionit 2.1 e më lartë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Arrestohet një gazetare në Filipine për "shpifje kibernetike"

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>