Blog

Vajza e themeluesit të Huawei përdor iPhone, iPad dhe MacBook

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Mars 2019
0
Është i çuditshëm për faktin se Huawei publikisht shkarkoi nga puna punonjësit që publikuan në Twitter nga një iPhone për dëmtim të markës. Vajza e themeluesit të Huawei përdor iPhone, iPad dhe MacBook

Bija e themeluesi të Huawei dhe shefja e financave të kompanisë  Meng Wanzhou kur u arrestua në Kanada kishte me vete një MacBook 12-inç, një iPhone 7 Plus dhe një iPad Pro.

Është i çuditshëm për faktin se Huawei publikisht shkarkoi nga puna punonjësit që publikuan në Twitter nga një iPhone për dëmtim të markës.

Jetojmë në 2019-ën ku shumica e kompanive nuk u kërkojnë llogari punonjësve se çfarë pajisjesh elektronike përdorin. Punonjësit e Microsoft Apple dhe Google janë parë shpeshherë të mbajnë me vete iPhone, MacBook dhe iPad.

Huawei  Matebook Pro X është mbase laptopi më i mirë Windows prodhuar ndonjëherë. Mbase ajo nuk e pëlqen Windows?

Megjithatë nuk është se nuk i pëlqejnë telefonët Huawei. Dokumentet në gjykatë treguan se ajo gjithashtu mbante me vete një Huawei Mate 20 RS Porsche Edition, një version luksoz i flagshipit.

Pse ka përdorur një iPhone 7 Plus? Mbase sepse në Amerikën e Veriut nuk i përdor dot me operatorët celularë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Problemi 19 vjeçar i sigurisë në WinRAR po përdoret në disa sulme nga hakerët

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>