Biznes

Vajza e themeluesit të Huawei rrezikon ekstradimin në SHBA

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Mars 2019
0
Arrestimi i saj zemëroi zyrtarët Kinezë të cilët insistojnë se ajo nuk ka shkelur asnjë ligj. Në përgjigje dy Kanadezë u arrestuan në Kinë, ish diplomati Michael Kocrig dhe biznesmeni Michael Spavor. Vajza e themeluesit të Huawei rrezikon ekstradimin në SHBA

Kanadaja tha se mund të lejojë ekstradimin e ekzekutives së Huawei në SHBA por përpara se ta bëjë gjykata duhet të marrë një vendim final.

SHBA e kërkojnë vajzën e themeluesit të Huawei e cila shërben si CFO pranë kompanisë të cilën e akuzojnë për shkeljen e sanksioneve ndaj Iranit.

Meng u arrestua në Kanada në Dhjetor. Arrestimi i profilit të lartë acaroi më tej marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA.

Autoritetet kanë drejtuar akuza ndaj Huawei, i cili është prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve dhe numri një i telekomunikacionit.

Akuzat kanë të bëjnë me mashtrime bankare, vjedhje të teknologjisë dhe pengimin e organeve të drejtësisë për të zbardhur çështjet.

Departamenti Kanadez i Drejtësisë kishte të drejtë deri të Premten të vendoste nëse çështja e ekstradimit do të kalonte tek gjykatat.

Disa herë Presidenti Amerikan Donald Trump kishte sugjeruar se do të ndërhynte në rastin e Meng nëse do të ndihmonte SHBA të gjente një gjuhë të përbashkët me Kinën.

Arrestimi i saj zemëroi zyrtarët Kinezë të cilët insistojnë se ajo nuk ka shkelur asnjë ligj. Në përgjigje dy Kanadezë u arrestuan në Kinë, ish diplomati Michael Kocrig dhe biznesmeni Michael Spavor.

SHBA akuzojnë Huawei për vjedhjen e teknologjisë së T-Mobile për testimin e smartfonëve si dhe konsiderojnë kërcënim për sigurinë kombëtare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Funksioni i ri i Google Maps u shpëton "kokën" shoferëve

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>