Lajmet

VALA arrin rekord me 4.2 milionë sms në natën e Vitit të Ri

Publikuar , 03 Janar 2013
0
VALA arrin rekord me 4.2 milionë sms në natën e Vitit të Ri

Operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë VALA ka arritur një rekord të ri natën e ndërrimit të viteve.

Mbi 4.2 milionë mesazhe (SMS) janë dërguar gjatë natës festive të Vitit të Ri, përkatësisht gjatë kohës së mbingarkesës në rrjet në mes të datës 31.12.2012 dhe 01.01. 2013.

Gjatë këtij harku kohor janë dërguar saktësisht 4,200,294 sms, që është rreth 19 për qind sms më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, trafiku i përgjithshëm i sms-ve është shtuar me 800 mijë mesazhe.

Këto shifra kanë pasur edhe efekt pozitiv në bilancin financiar të kompanisë.

Sipas drejtuesve të PTK-së, këtë vit është konstatuar një punë efektive e ekipeve teknike në rrjetin e VALA-s, të cilat kanë mundësuar dërgimin pa pengesa të këtij numri rekord të sms-ve.

Kjo është një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe masave të ndërmarra të menaxhimit të PTK-së, për t’u bërë të mundur, pa asnjë pengese, konsumatorëve dërgimin e miliona SMS-ve dhe realizimin e thirrjeve, përmes të cilave u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj. (PCWorld Albanian)

Vala

LEXO EDHE:  Spitali i Mitrovicës dhe “Ariani Company” i shtojnë VALA-s 650 konsumatorë të rinj

Tags >

vala
Lajmet e fundit>