Lajmet

Vala dhe Telekomi i Kosovës sjellin ofertën “Shpërblimi i Besnikërisë”

Publikuar , 19 Dhjetor 2014
0
Vala dhe Telekomi i Kosovës sjellin ofertën “Shpërblimi i Besnikërisë”

Vala Fund Viti__2Duke filluar nga sot, fillimisht në Prishtinë e nga e hëna edhe në gjithë Kosovën, Vala dhe Telekomi i Kosovës vijnë me ofertën më të re të emërtuar “Shpërblimi i Besnikërisë”. Sipas kompanisë, kjo është oferta e parë e këtij lloji në Kosovë, dhuratë e cila i ofrohet konsumatorëve në prag të festave të fundvitit.

“Pas testimit me sukses të plotë të shërbimit 3G, ku ka pasur kërkesa të mëdha nga konsumatorët tonë, sot dua të bëj të ditur se kemi filluar edhe me testimet e para të teknologjisë 4G në Prishtinë. Me përkrahjen e kësaj teknologjie, është bërë e mundur që të kombinojmë oferta të reja në bazë të kërkesave të konsumatorëve tanë dhe njëra nga këto oferta është edhe kjo që po e lançojmë sot”, ka theksuar shefi ekzekutiv i PTK-së, Mehdi Latifaj gjatë një konference për mediat.

Sipas tij, kjo ofertë përmban mundësi të kombinimit të shërbimeve të telefonisë mobile (zë, internet 3G dhe 4G), televizion IPTV, telefoni fikse dhe internet në shtëpi me llojllojshmëri produktesh të reja, që mund të përshtaten sipas kërkesave dhe dëshirave të konsumatorëve. Vetëm në muajin e parë të lançimit të teknologjisë 3G, janë aktivizuar dhe janë duke e përdorur rreth 40 mijë konsumatorë. Gjithashtu vlen të përmendet se dje dhe sot janë bërë testimet e para të rrjetit 4G dhe shumë shpejt pritet të jetë aktiv në disa nga qendrat kryesore të Kosovës.

Vala Fund Viti_Tek Vala dhe Telekomi i Kosovës, konsumatori zgjedh pakon e personalizuar duke marrë edhe shpërblimin në vlerën e dedikuar për pakon duke e pranuar më pas shpërblimin në rrjetin e cilitdo partnerë të PTK-së. “Me këtë ofertë do të përfitojnë të gjithë konsumatorët, të cilët nënshkruajnë një kontratë për shërbimet e Vala-s ose të Telekomit të Kosovës, ndërkaq niveli i shpërblimit do të varet nga produkti i përzgjedhur”, deklaroi ndër të tjera Latifaj.

LEXO EDHE:  Kodi telefonik +383, nuk po funksionon me verifikimin e dy faktorë të aplikacioneve

Për të përfituar nga kjo ofertë, konsumatorët duhet të vizitojnë njërën prej pikave të Vala-s dhe Telekomit të Kosovës apo të partnerëve të saj, të nënshkruajnë kontratën dhe të pranojnë ofertën e re. Gjithashtu oferta do të realizohet në bashkëpunim me partnerët e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës. Procesi i përzgjedhjes së partnerëve ka filluar më 20 nëntor të këtij viti dhe qëllimi i partneritetit është ofrimin e shërbimeve më të mira për konsumatorët e Vala-s dhe Telekomit të Kosovës. Deri në këtë momente, Vala dhe Telekomi i Kosovës kanë përzgjedhur disa partnerë me të cilët këto oferta do të vihen në dispozicion. (PCWorld Albanian)

Tags >

vala
Lajmet e fundit>