Biznes

Vala hedh në treg numrin 045

Publikuar , 17 Korrik 2009
0
Vala hedh në treg numrin 045

Pas shitjes së 900.000 numrave të kombinimit të numeracionit 044, operatori Vala ka vendosur që në treg të hedh në shitje numrat me prefiksin 045 i cili do t’i shtojë operatorit Vala edhe 900.000 numra të tjerë në dispozicion duke arritur shifrën prej 1.8 milion. Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Prof.Dr. Shyqyri Haxha deklaroi se shtimi i numeracionit 045 rrit vlerën e kompanisë dhe të hyrat e kompanisë dhe buxhetit të Republikës së Kosovës.

Shërbimet dhe çmimet e numrave të rinj 045 do të jenë të njëjta me ato të numrit 044, si dhe komunikimi mes këtyre dy numeracioneve do të jetë i njëjtë sikur brenda rrjetit 044 sa i përket çmimit. Operatori mobil Vala synon që brenda disa muajve të rrit numrin e konsumatorëve nga 900.000 që janë aktualisht në 1.2 milion konsumatorë.

Numrat e rinj me prefiksin 045 që nga sot do të jenë në shitje në të gjitha pikat e shitjes së PTK.

LEXO EDHE:  Sportet elektronike do të lulëzojnë në 2019-ën thotë një raport

Lajmet e fundit>