Lajmet

Vala lanson shërbimin e ri SMS INFO

Publikuar , 30 Shtator 2009
0
Vala lanson shërbimin e ri SMS INFO

Përmes këtij shërbimi të ri, konsumatori do të ketë mundësi të pranojë informatat e kërkuara rreth shërbimeve të VALA-s, pas dërgimit të një SMS në numrin 555, pra i njëjtë si numri i Call-Center. Por varësisht nga përmbajtja e mesazhit, konsumatorit i kthehet informata e kërkuar dhe ky numër do të jetë pa pagesë.
 
Tash e tutje të gjithë konsumatorët do ta kenë një mundësi më shumë që të marrin informacione të ndryshme dhe të shpejta për shërbimet dhe produktet e Vala-s.
 
Për shembull: për më shumë informata rreth transferit të kredisë shkruaj TRANSFER në mesazhin e dërguar në numrin 555. Me këtë rast, SMS-i i pranuar nga VALA do të jetë:  ky shërbim ju mundëson të gjithë konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar të kredisë tek konsumatorët tjerë me karakteristika Pre-Paid.
 
Informatat e detajuara të këtij shërbimi, tashmë janë publike dhe gjenden në ueb faqen e PTK-së.

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në shfletuesin Chrome po përdorej në disa sulme kibernetike

Lajmet e fundit>