Lajmet

Vala mbron privatësinë e konsumatorëve sipas Ligjit

Publikuar , 13 Gusht 2012
0
Vala mbron privatësinë e konsumatorëve sipas Ligjit

Operatori i telefonisë mobile Vala nuk ka marrë asnjë vërejtje nga Agjensia Shtetërore e të Dhënave Personale sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale.

Pas një inspektimi të bërë Agjensia Shtetërore e të Dhënave Personale ka konstatuar se, sipas ligjit 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, operatori Vala ka përmbushur plotësisht të gjitha kërkesa që dalin nga ky Ligj.

Ky është një lajm i mirë që do të thotë se të gjithë konsumatorët e operatorit Vala do të jenë plotësisht të sigurtë kur bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim të të dhënave të tyre personale.

Në kontekstin e mbrojtjes ligjore të të dhënave personale të konsumatorëve të saj, Vala ka bërë asgjësimin e të gjitha kopjeve fizike të dokumenteve të depozituara me rastin e verifikimit të të dhënave personale në pajtueshmëri me vendimin ligjor të Agjensisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Vala me qëllim të ngritjes më të lartë të nivelit të sigurisë së dokumentacioneve të konsumatorëve dhe duke u bazuar në ligjin e lartëpërmendur, pas verifikimit të nevojshëm të të dhënave të deklaruara gjatë regjistrimit dhe në përmbushje të obligimeve ligjore, ka ndërrmarë të gjitha masat e nevojshmë për sigurimin e dosjeve fizike sipas nenit 14 pika 1.1. të Ligjit 03/L-172 për mbrojtjen e të dhënave personale.

PTK mbetet më se e përkushtuar për t’i mbrojtur konsumatorët e saj nga të gjitha veprimet e jashtëligjshme e poashtu në të njëjtën kohë edhe për zbatimin e plotë të ligjit, duke garantuar privatësi të plotë për përdoruesit e shërbimeve të veta. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Android duhet të fshijnë këto 15 aplikacione të rrezikshme

Tags >

ptkvala
Lajmet e fundit>