Lajmet

Vala ndëshkon konsumatorët e vet

Publikuar , 06 Shtator 2012
0
Vala ndëshkon konsumatorët e vet

Operatori publik i telefonisë mobile në Kosovë Vala ka vendosur që t’i ndëshkojë konsumatorët e vet që nuk shpenzojnë mbushjet e tyre në një afat të caktuar kohor.

Kështu nga data 1 shtator ata konsumatorë që nuk do të shpenzojnë më shumë se 3 euro mbushje nuk mund të flasin me to më shumë se 45 ditë, kurse ata që nuk shpenzojnë më shumë se 1 euro mbushje nuk mund të flasin më shumë se 15 ditë me këtë mbushje.

Kushtet nga “Vala” për vlefshmërinë e mbushjes prej 1 euro deri tani kanë qenë të vlefshme për 30 ditë, kurse për mbushjet në vlerë prej 3 eurosh ka pasur 60 ditë.

Duhet të themi se operatorët tjerë mobil ndryshe nga “Vala” mbesin me kushtet e mbushjeve të pa ndryshuara, pra mbushja prej tri eurosh ka vlefshmërinë 60 ditë.

“Vala” ka njoftuar konsumatorët e vet për këtë ndryshim përmes SMS-ve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës kërkon shtyrjen e afatit për ti paguar borxhin Z-Mobile

Tags >

ptkvala
Lajmet e fundit>