Lajmet

Vala, Offline

Publikuar , 25 Maj 2010
0
Vala, Offline

Sipas burimeve tona del se operatori Vala ka qenë jashtë funksionit për të bërë thirrje brenda rrjetit dhe me operatorë tjerë, për më shumë se dy orë. Për fat të keq nuk kemi arritur të konfirmojmë funksionimin e Valës në zona tjera të Kosovës, por është konfirmuar se në Prishtinë ky operatorë ka pasur pengesa.

Brenda këtyre dy orëve, shërbimi për mesazhe SMS ka funksionuar pa problem.

Gjithashtu gjatë mbrëmjes së ditës së sotme janë vërejtur edhe disa lëvizje në sistemin e mbushjes së telefonit, përkatësisht në numrin e kredive që keni në diskonim, sepse nëse keni kërkuar *101#, rezultati është paraqitur në formën, për shembull 0.120 (me tre shifra pas presjes).

Kjo na bënë të sugjerojmë se Vala është duke bërë disa ndryshime në kuadër të sistemit të tarifimit, e ndoshta edhe pengesat e mbrëmshme të këtij operatori ka qenë si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve.

Duhet theksuar që sistemi i Valës ka punuar pas kësaj periudhe pa probleme për thirrje brenda rrjetit të vet dhe operatorëve tjerë.

LEXO EDHE:  Kina kërkon pavarësi teknologjike nga Amerika por nuk ka për të qenë e lehtë

Lajmet e fundit>