Lajmet

Vala ofron tre muaj MMS falas për konsumatorët

Publikuar , 03 Nëntor 2008
0
Vala ofron tre muaj MMS falas për konsumatorët

Dërgimi i mesazheve multimediale falas do të vazhdojë deri më 31.01.2009. Ofrimi falas i këtij shërbimi mendohet të aftësojë dhe të përmirësojë dukshëm shërbimini. Nga ana tjetër, për konsumatorët pre-paid çmimi i një MMS (mesazh mulidmedial, si fotografi, videoincizime, audimeasazhe) duke filluar nga sot do të jetë vetëm 9 cent brenda rrjetit VALA.

Ndryshimi i çmimit të këtij shërbimi është pjesë e strategjisë së VALA, për t’ju afruar më shumë konsumatorëve me produkte e shërbime dhe çmime. Tranferimi i kreditit do t’i mundësojë gjithë konsumatorëve me parapagim të transferojnë një shumë të caktuar të kredisë se tyre tek konsumatorët e tjerë Vala.

Kredia që do të lejohet për transfer do te jetë prej 1 deri në 5 euro, ndërsa çmimi i transfertës të kredisë do të jete 8 cent për çdo transfertë. Ky shërbim do të jetë në funksion duke filluar nga data 06.11.2008.

LEXO EDHE:  Netgear prezantoi një router të rangut të lartë 599 dollarësh

Lajmet e fundit>