Vëzhgim

Vala arrin në 1.2 milionë konsumatorë

Publikuar , 29 Nëntor 2010
0
Vala arrin në 1.2 milionë konsumatorë

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Dr. Shyqyri Haxha ka thënë me këtë rast se të arrish këtë shifër rekorde të konsumatorëve, është përveç të tjerash, një arsye më shumë që në një treg konkurrues, të përmbushet synimi për të tërhequr sa më tepër konsumatorë.

“Kur kam ardhur në PTK numri total i konsumatorëve nuk arrinte në 800 mijë, ndërkaq sot ne numërojmë me krenari konsumatorin tonë të 1.2 miliontë. Kjo para së gjithash është edhe një dëshmi më shumë, e qëllimeve dhe obligimit tim,të cilin ia kam vënë vetes që prej marrjes së detyrës si Kryeshef Ekzekutiv që t’ia rrisë vlerën kompanisë dhe në të njëjtën kohë të shumëfishoj numrin e konsumatorëve”, ka bërë të ditur Dr. Haxha duke shtuar se tashmë kemi të bëjmë me një ngritje prej 50 për qind të numrit të konsumatorëve.

Duke shënuar një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, PTK, respektisht Vala, brenda një periudhe të shkurtër kohore, ia ka dalë suksesshëm që t’i ofrojë cilësi dhe atraktivitet shërbimesh të gjithë konsumatorëve me një kualitet të lartë dhe kjo është dëshmuar për festat e fundit, kur për herë të parë në historinë e saj, VALA ka funksionuar pa asnjë problem.

PTK brenda një periudhe kohore prej një viti ka shënuar rritje të ndieshme të performansave të rrjetit dhe shërbimeve të VALA-s. Saktësisht bëhet fjalë për periudhën 2009-2010, ku VALA ka ngritur grafikonin e zhvillimit të saj si në numrin e përgjithshëm të konsumatorëve, lansimin e produkteve të reja, por edhe ofrimin e shërbimeve të një numri dukshëm më të madh të roamerave (konsumatorët e huaj që e shfrytëzojnë rrjetin dhe shërbimet e VALA-s në Kosovë).

LEXO EDHE:  Spitali i Mitrovicës dhe “Ariani Company” i shtojnë VALA-s 650 konsumatorë të rinj

Si rrjedhojë e kësaj, është evidentuar rritje në trafikun e gjeneruar dhe statistikat tregojnë për afarizëm pozitiv të shërbimeve të VALA-s. Si rezultat, trafiku i realizuar për këtë periudhë të  vitit 2010 është rritur mbi 15 për qind për dallim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërkohë që performansat e kualitetit të shërbimeve, përfshirë ngarkesat e rrjetit, ndërprerjet e thirrjeve, pengesat e ndryshme teknike, etj janë qind për qind më të mira se vitet paraprake përkundër rritjes së trafikut dhe konsumatorëve.
 
Fokusi aktual i PTK-së, vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre përmes ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe të volitshme, ndërkohë PTK tashmë ka filluar procedurat për zgjerimin e kapaciteteve për së paku 1.5 milionë konsumatorë.

Tags >

vala
Lajmet e fundit>