Biznes

Vala rekordmen në ditën e festës së Fiter Bajramit

Publikuar , 23 Shtator 2009
0
Vala rekordmen në ditën e festës së Fiter Bajramit

”Për herë të parë pas dhjetë vjetësh, PTK – Vala nuk ka patur asnjë pengesë në operim, duke u mundësuar kështu konsumatorëve tanë komunikim të mirë dhe qasje në shërbime kualitative”, është shprehur Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK sh.a..

Në këtë mënyrë, sipas Dr. Haxhës, është mundësuar, pa kurrfarë pengese, dërgimi i miliona mesazheve (SMS-ve) dhe realizimi i thirrjeve, përmes të cilave konsumatorët e kësaj kompanie, u kanë përcjellë urimet e tyre familjarëve dhe miqve anë e mbanë Kosovës.

Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë, Vala ka dyfishuar numrin e SMS-ve të dërguar të realizuar dhe ka inkasuar mbi 50 mijë euro më shumë.

Të hyrat e përafërta, nga dërgimi i SMS-ve janë 150,000.00 euro (me TVSH), ndërkohë që mesatarja e SMS-ve të dërguar gjatë kohës me ngarkesë më të madhe (07:00 – 14:00) është 278,000 SMS në orë.

”Përkushtimi dhe ndërgjegjshmëria në punë që ka mbizotëruar ditëve të festës ka bërë që ne si kompania më e suksesshme dhe më profitabile në vend, të dëshmojmë se jemi të aftë arrijmë synimeve tona – të jemi në shërbim të konsumatorit”, ka vazhduar më tutuje Dr. Haxha.

Nëse keni hasur vështirësi gjatë dërgimit të SMS-ve apo gjatë telefonatave apo jeni të pajtimit se deklarata e kompanisë Vala vlen, atëherë komentoni lirshëm mposhtë.

LEXO EDHE:  Operatorët japin 6 miliardë euro për frekuencat 5G në Gjermani

Lajmet e fundit>